U miratua buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2016, me vlerë prej 1.091.534.000 denarë

Gostivar, 25 dhjetor – Këshilli i Komunal i Komunës së Gostivarit, në seancën e fundit për vitin kalendarik 2015 me shumicë prej 17 votash miratoi propozim – buxhetin për vitin 2016 i projektuar me 1.091.534.000 denarë mjete financiare dhe shënon rritje prej 14.534.000 denarë nga buxheti i vitit 2015. 

Para këshilltarëve, buxheti i propozuar u zbërthye nga përfaqësuesja e Sektorit për Çështje financiare në Komunën e Gostivarit, Shyret Elezi, e cila theksoi se buxheti bazë i Komunës së Gostivarit kap 38.02 % nga buxheti i përgjithshëm.

Në drejtim të buxhetit komunal, këshilltarët me shumicë votash miratuan edhe propozim – vendimin për ekzekutimin e Buxhetit të Komunës së Gostivarit, propozim – vendimin për përcaktimin e lartësisë së maksimumit të arkës, si dhe propozim- kalendari buxhetor për vitin 2016.

Sa i përket veprimtarisë së Komunës, u miratua edhe propozim – konkluzioni për miratimin e Master Planit të sistemit për furnizim  me ujë të pijshëm. Drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi vuri në dukje që aktivitetet e projektit do të rezultojnë për të pasur sistem të përmirësuar të ujit përmes krijimit të infrastrukturës së nevojshme.

“Po ashtu, kualitet të përmirësuar të furnizimit me ujë të pijshëm, kushte të përmirësuara për përdorim efikas të resurseve ujore, zhvillim të planit kryesor për ujë të pijshëm, por edhe parakushte të zgjeruara për përmirësime të ardhshme dhe të vazhdueshme të sistemit. Që të arrihen këto qëllime, aktivitetet e projektit janë ndarë në dy komponentë, siç janë punimet urgjente dhe formimi i planit kryesor për ujë të pijshëm. Aktivitetet përfshijnë ndërtimin e gypave ndërlidhëse në drejtim të sistemit për trajtim të ujit të pijshëm, ndërtimin e një ujëmbledhësve, si dhe implementim të masave urgjente për minimizim të humbjes së ujit. Po ashtu, janë përgatitur planet për zgjidhjen e problemeve për furnizim me ujë të fshatrave Forinë dhe Çegran”, tha Xhaferi i cili po ashtu nënvizoi që me investimin zviceran (SECO) me vlerë prej 2.7 milion franga u arrit të sigurohet master plani dhe të bëhet i mundur ndërtimi i rezervuarit të ri të ujit.

Këshilltarët miratuan edhe propozim – programi për rregullimin e tokës ndërtimore, ndërtimin, rikonstruimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale në territorin e Komunës së Gostivarit për vitin 2016.

Gjatë seancës së 27-të me radhë u miratua edhe propozim vendimin për përcaktim të vlerës të poenëve për pagat e nëpunësve shtetëror për vitin që vjen, ndërkohë që u miratua edhe propozim – programi vjetor  për punën e këshillit të komunës së Gostivarit për vitin që vjen.

Këshilltarët aprovuan edhe programet nga sfera e arsimit, kulturës, lëminë e sportit, në sferën e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes  së fëmijëve, programin për shëndetin publik, fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore në territorin e Komunës së Gostivarit, si dhe  propozim – programën për aktivitetet e komunës së Gostivarit në lëminë e mundësive të barabarta ndërmjet grave dhe burrave për vitin 2016. 

Këshilltarët aprovuan edhe propozim – konkluzionin  për miratimin e Planit Operativ vjetor të Këshillit Ekonomik Social Lokal të Komunës së Gostivarit për vitin vijues.

Pikat tjera të rendit të ditës, kishin të bëjnë për veprimtarinë e ndërmarrjeve publike komunale.

Këshilltarët aprovuan propozim – konkluzion për dhënie pëlqim Vendimit të NP “Komunalec” – Gostivar, për huazim afatgjatë kreditor të NP “Komunalec”, për financim të projektit “Ujësjellës dhe kanalizim për Faza e parë Hapi i dytë”,  si dhe propozim – vendimin për dhënien е garancisë të obligimeve të NP “Komunalec”, prej huazimit afatgjatë kreditor te Republika e Maqedonisë për financim të projektit “Ujësjellës dhe kanalizim për Faza e parë Hapi i dytë”.

Po ashtu, këshilltarët me 17 vota për, miratuan propozim – konkluzion për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Komunalec”, për aprovimin e Programës së punës të NP ”Komunalec”- Gostivar për periudhën prej 01.01.2016 deri 31.12.2016, si dhe propozim – konkluzion për  dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të N.P “Komunalec”, për pranimin e  Programës Vjetore për punë për pastërti publike në sipërfaqet publike  dhe  sipërfaqe të hapura në objektet publike për vitin 2016.

Këshilltarët aprovuan edhe propozim – konkluzionin për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues  të NP “Komunalec”, për përcaktim të çmimeve të shërbimeve qe i kryen  kjo ndërmarrje për pastërti publike të sipërfaqeve publike dhe objekteve publike, si dhe propozim – konkluzionin për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues të N.P “Komunalec”, për dorëzim të mjeteve themelore të lëvizshme – pajisje dhe mjete tjera nga kjo ndërmarrje për NP për parkingje publike dhe gjelbërim.

Për Ndërmarrjen e re Publike për  parkingje dhe gjelbërimi, u miratuan propozim – konkluzioni  për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues për sjelljen e rregullores për parkingjet publike për punë, si dhe propozim – konkluzionin për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Parkingu i Qytetit dhe Gjelbërimi”, për çmimoren e parkingjeve publike të kësaj ndërmarrje.

U aprovua edhe propozim – konkluzioni për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Parkingu i Qytetit dhe Gjelbërimi”, për aprovim të Programit vjetor për punën e Ndërmarrjes  për periudhën 01.01.2016 deri më 31.12.2016. 

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: