Dhoma e Avokatëve: Ndryshimet e fundit ligjore i japin perspektiv profesionit të avokaturës

Shkup, me 25 dhjetor 2015

Në kuadër të agjendës së tij Ministri i Drejtësisë z.Adnan Jashari ka takuar kryetari sot kryetarin e Dhomës së Avokatëve në Maqedoni z.Nikolla Dodevski dhe anëtarin e Këshillit Drejtues z.Merxhan Dauti.

Në këtë takim Ministri i Drejtësisë ka informuar Dhomën e Avokatëve për ligjin e ri për noteri dhe propozim – ndryshimin e ligjit për akademinë për gjykatës dhe prokuror publik. Në këto ligje avokatëve në Maqedoni u hapet një dritare e re me plotë perspektiv në profesionin e tyre, konkretisht në ligjin për akademi do tu mundësohet të gjithë avokatëve të cilët kanë së paku pesë vjet përvojë pune si avokat dhe notë mesatare 7.00 gjatë procesit të studimeve mund të bëhen pjesëe akademisë që do të zgjasë vetëm 9 muaj dhe pas asaj të kualifikohen si prokurorë publik.

Kryetari i dhomës z.Nikolla Dodevski dhe anëtari i Këshillit Drejtues z.Merxhan Dauti, gjithashtu kanë theksuar se këto ndryshime janë mjaftë pozitive për të gjithë avokatët dhe të njejtat u japin motiv të gjithë juristëve të rinjë në Maqedoni që në të ardhmen e tyre të kualifikohen në profesionin e avokatit.

Në fund të këtij takimi përfaqësusesit e Dhomë së Avokatëve kanë falenderuar Ministrin e Drejtësisë z.Adnan Jashari për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tij për të ndihmuar avokatët dhe profesionin e avokaturës në vend. /Radio Vala

 705 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: