Ahmeti: Universiteti tani hapet në paqe, dikur u derdh gjak!

Gostivar, 24 dhjetor –  Në emisionin politik “Rruga Drejt…”, në Alsat-M të gazetar Arta Tahiri sonte i ftuar është lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti. 

Emisioni filloi me pyetjen rreth hapjes së Universitet të Shkupit “Nënë Tereza”. Gazetarja Tahiri e pyeti nëse kjo iniciativë vjen në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare dhe se do të shfrytëzohet për qëllime elektorale.

“Nuk është mirë që gjërave tu jepet karakter dhe drejtim i shtrembëruar. Universiteti në Shkup ka qenë ëndërr i brezave të tërë, ëndërr e rilindësve tanë, është vullnet i intelektualëve shqiptar që ka qarkulluar tash e disa vite me radhë”, tha Ahmeti duke shtuar se vendimi për themelimin e universitetit në muajin dhjetor ka qenë i paraparë, ndërsa zgjedhjet ishin të paparashikueshme.

“Është tempull që u takon shqiptarëve, është një tempull pas atij të Tetovës. Të gjithë duhet të jemi krenar që ajo sakrificë që e bënë shqiptarët para 16 vitesh, tani realizohet me mjete politike, pa dhunë dhe pa protesta”, tha Ahmeti duke thënë se ky vendim ka ardhur natyrshëm në qeveri dhe se klasa politike maqedonase tashmë është vetëdijesuar, njofton Zhurnal.

Ahmeti siguroi se Universiteti i Shkupit nuk do të ngjyroset politikisht dhe se kuadri mësimdhënës madje edhe drejtimi i universitetit do të bëhet nga kuadro jashtë ngjyrimeve politike, duke shtuar se kriteri do të jetë cilësia dhe kualiteti.  

 Në emisionin “Rruga Drejt…”, me gazetaren Arta Tahiri në Alsat – M, ku i ftuar është lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti u debatua edhe për fenomenin e quajtur “ministrat e përjetshëm”.

“Kam vlerësuar dhe vlerësoi se BDI ka karakterin e një lëvizje. Brenda një lëvizje ka karaktere edhe të mendimeve të ndryshme. Sa u takon emrave, dua të them para jush se në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, nga tetë ministra pesë janë të ri dhe vetëm tre janë të vjetër. Sepse, duhet të përcillet përvoja dhe eksperienca. A nuk është një hap i madh që nga tetë ministra pesë janë të ri dhe vetëm tre janë të vjetër. Nga 20 deputetë, 14 deputetë janë të ri dhe gjashtë janë në vazhdimësi. Si tani mund të thuhet se BDI i mban në përjetësi ministrat, deputetët apo drejtorët. Ndryshime do të ketë në vazhdimësi dhe kjo do të pritet”, tha mes tjerash Ahmeti.

Në emisionin “Rruga Drejt…”, me gazetaren Arta Tahiri në Alsat – M, ku i ftuar është lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti u diskutua edhe çështja e qeverisjes së BDI-së me VMRO-DPMNE.

Gazetarja Tahiri e pyeti se si do të shpjegonte deklarimet se BDI nuk del nga qeveria për shkak të hipotekave.

“Po të kishte hipoteka BDI, do të kishte krizë politike dhe nuk do të lëviznin proceset. Po të isha në hipotekë, nuk do të bëja politikë kombëtare dhe shkencore. Ne nuk duhet të bëhemi peng i thashethemeve, por të shohim që proceset madhore ti ecim përpara”, tha Ahmeti.

Po ashtu, Ahmeti u pyet se përse po qeveris me një parti maqedonase e dëshmuar si etnocentrike.

“Mendoj se është krijuar një opinion jo i drejtë. BDI nuk vendos vet a do të jetë në qeveri, për këtë vendos elektorati shqiptar. Kështu vendos edhe elektorati maqedonas, dhe elektorati vendos se kush do të qeverisë”, tha Ahmeti, duke shtuar se verdiktin e jep populli dhe ne nuk mund të jemi në qeveri nëse nuk vendos populli.

Në emisionin “Rruga Drejt…”, me gazetaren Arta Tahiri në Alsat – M, ku i ftuar është lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është debatuar edhe për mundësinë e shtyerjes së zgjedhjeve të 24 prillit.

Në drejtim të zgjedhjeve, gazetarja Tahiri e pyeti nëse BDI do të lejon që administrata të voton sipas bindjes personale dhe politike, pa ndërhyrje politike.
“Neve nuk na duhet ajo votë të cilën se meritojmë. Mendoj se nuk ia vlen të shantazhohen njerëzit dhe një parti me dhunë të fiton zgjedhjet. Kjo nuk është në filozofinë e BDI-së”, tha Ahmeti.

Ahmeti u pyet nëse ka të vërtetë që për 1 punësim po merren nga 5000 apo 3000 euro nga persona të BDI-së.

“Çdo person që dinë diçka ta gjej mënyrë qoftë edhe me letër anonime por e faktuar, ta paraqes rastin”, tha Ahmeti duke shtuar se mund të ketë raste të izoluara nga keqbërës të caktuar, por në përgjithësi nuk mund të ndodhe kjo.

“Ka pasur një rast ku një vajzë nga Saraj ka dhënë para tek një anëtar i BDI-së, dhe ai njeri është distancuar dhe nuk është më në strukturat tona”, shtoi Ahmeti.

 Në emisionin “Rruga Drejt…”, me gazetaren Arta Tahiri në Alsat – M, ku i ftuar është lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, u debatua edhe për Marrëveshjen e Përzhinos, njofton Zhurnal.

Ahmeti tha se pikat kryesore të Marrëveshjes janë realizuar, siç janë Komisioni Qendror Zgjedhor, Prokuroria Speciale, Komisioni Parlamentar për Përgjimet e tjerë.

Ahmeti tha se ka ngelur vetëm ligji për mediat për të gjetur gjuhë të përbashkët.

“Të gjitha çështjet kanë shkuar sipas agjendës, me disa vonesa ditore dhe që nuk është mirë, por shtyllat janë vendosur. Më 10 janar do të jep dorëheqjen kryeministri. Do të bëhet votimi i qeverisë së re, dhe të gjithë i kryejmë detyrat e veta konform marrëveshjes së qershorit”, tha Ahmeti, transmeton Zhurnal.

Nëse e patët fuqinë politike për të hap një Universitet, pse nuk e patët atë fuqi për ta mbyll një fabrikë siç është “Jugohromi”?, ishte pyetja e radhës e gazetares Arta Tahiri në emisionin “Rruga Drejt…”, në Alsat-M.

“Mendoj që fabrika e Jegunovcës do të pezullon punimet… “Jugohromi”, ka një vendim të qeverisë që deri më 16 Tetor të vitit 2016 të vendos filtrat e nevojshme. Do të ishte në leverdinë e vet kompanisë që të respektonin agjendën dhe marrëveshjen me Ministrinë e Ambientit. Hë për hë, siç i kam informatat unë, do të pezullohet puna e kësaj fabrike”, tha Ahmeti, duke shtuar se aktualisht vërehet gjendje e rënduar me ndotjen e ajrit si pasojë edhe e kushteve klimatike, siç janë mjegullat dhe mos qarkullimi i ajrit.

Me këto pohime, Ahmeti konfirmoi edhe një herë lajmin e publikuar në “Zhurnal”, rreth mbylljes së përkohshme të fabrikës metalurgjike “Jugohrom”.

 

 758 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: