Themelohet Universiteti "Nëna Terezë" në Shkup

Shkup, 24 dhjetor 2015 – Deputetët sot e votuan Propozim-ligjin për themelimin e Universitetin “Nëna Terezë” në Shkup, me procedurë të shkurtuar për të cilin ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi sqaroi se me ligjin propozohet të themelohet një institucion i ri arsimor për arsim të lartë me pesë njësi, siç parasheh edhe Ligji për arsim të lartë.

“Selia e Universitetit do të jetë në Shkup, në përbërje të të cilit do të jenë fakultetet për ndërtimtari dhe arkitekturë me tre programe studimore, shkenca informatike me tre programe studimore, shkenca teknike me pesë programe studimore, shkenca teknologjike me dy programe studimore dhe fakulteti për shkenca sociale me dy programe studimore. Të gjitha programet studimore janë për ciklin e parë dhe të dytë të arsimit”, theksoi Ademi.

Informoi se parashihet që Universiteti të fillojë me punë në vitin 2016/2017, ndërsa për Universitetin është miratuar edhe plani urbanistik i cili do të ndodhet në ish-kazermën Ilinden.

Deputetët e miratuan edhe Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelimin e Universitetit shtetëror në Tetovë, me procedurë të shkurtuar për të cilin ministri Ademi sqaroi se me propozimin bëhen ndryshime në emrin e Universitetit në të cilin fjala Shtetëror fshihet dhe mbetet vetëm Universiteti në Tetovë, si dhe se do të formohen edhe dy fakultete, Fakulteti pedagogjik dhe Fakulteti për Bujqësi dhe Bioteknologji.

Mbledhja do të vazhdojë të hënën në orën 12:00. /Radio Vala

 900 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional tradicional dedikuar festës së 7 Marsit

    Gostivar, me 8 Mars – 2017   Me intonimin e himnit kombëtar nga …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: