Bejta: Themelimi i Universitetit të Shkupit ngjarje madhore për shoqërinë shqiptare

Gostivar,  24 Dhjetor – Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Komunës së Gostivarit dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Nevzat Bejta ka uruar shqiptarët për hapjen e Universitetit të Shkupit.

Bejta ka shkruar se: “Vendimi për themelimit e Universitetit të Shkupit në gjuhën Shqipe pa dyshim se paraqet ngjarjen kryesore të Vitit 2015 si për shqiptarët e Maqedonisë ashtu edhe për shqiptarët gjithandej trojeve shqiptare dhe diasporës” .

“Është ky një vendim historik për shqiptarët e Maqedonisë, ashtu sikurse vendimi për themelimin dhe zyrtarizimin e Universitetit të Tetovës. Historia përsëritet por në favor të shoqërisë shqiptare. Para vitit 2001, shqiptarët kërkuan universitet në gjuhën amtare por u përballen me brutalitetin shtetëror, madje me viktima në njerëz, dhunë të shfrenuar dhe shumë të burgosur politik. Ishte viti 2004 kur Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) zyrtarizoi Universitetin e Tetovës, ndërsa sot sjell vendimin për hapjen edhe të një Universiteti në gjuhën Shqipe pikërisht në kryeqendrën Dardane, Shkupin e lashtë shqiptar”, shkruan Bejta në Facebook.

Për dallim nga viti 1994 kur u derdh gjak për një të drejtë elementare siç është arsimimi në gjuhën amtare, shkruan Bejta, sot në vitin 2015 vendimi sillet në kabinetin qeveritar me ndikimin politik të përfaqësuesve legjitim politik të shqiptarëve të Maqedonisë.

“Pa dyshim se kjo ngjarje është një ngjarje madhore për shoqërinë shqiptare, prandaj shfrytëzoj rastin që të gjithë shqiptarëve ku janë të ua uroj hapjen e Universitetit shqip në kryeqendrën e lashtë shqiptare, Shkupin”, përfundon postimin në Facebook, kryetari i Komunës së Gostivarit dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Nevzat Bejta, njofton Zhurnal. 

 

 766 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: