Nesër publikohen pyetjet e testimit ekstern për nxënësit e viteve përfundimtare të arsimit të mesëm

Shkup, 23 dhjetor 2015 – Qendra Shtetërore e Provimeve informon që më 25 dhjetor do të publikohen pyetjet e testimit ekstern për nxënësit e viteve përfundimtare të arsimit të mesëm. Baza e publikuar e pyetjeve përmban më shumë se 85.000 pyetje. Baza është rifreskuar për 20 për qind me pyetje të reja.

Në dy javët vijuese më saktë më 08.01.2016, opinioni do të mund të jap komente në pyetjet konkrete. Pyetjet  për të cilat do të ketë komente valide dhe konstruktive  do të korrigjohen në mënyrë adekuate.

Me qëllim të pastrimit të bazës dhe rritjes së cilësisë së pyetjeve, Qendra shtetlërore e provimeve fton të gjithë palët e prekura (nxënës, profesorë, prindër) që të kyçen në kontrollin e pyetjeve dhe bashkërisht të bëjmë përmirësimin e tyre.

Në   ueb-faqen   vijuese  www.prasanjaeksterno.dic.edu.mk  mund   të gjeni pyetjet dhe të lini komente. /Radio Vala

 727 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: