Nga shkurti rroga më të larta për mbi 500 punonjës shëndetësor

Shkup, 24 dhjetor 2015 – Aneksi i Marrëveshjes kolektive me të cilin do të mundësohet të gjithë punonjësit shëndetësot me arsimim të lartë të përfunduar (infermiere, teknikë të rentgenit, fizioterapistë, laborantë etj), të marrin shtesë të rrogës, si shpërblim të arsimimit dhe stimulimit të këtyre punonjësve shëndetësor në drejtim të përparimit të përgjithshëm të procesit të punës, nënshkruan sot ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale, Lubisha Karanfilovski.

“Marrëveshja hyn në fuqi me rrogën e muajit shkurt e cila do të realizohet me korrigjimin e koeficientit. Përqindja e përgjithshme e korrigjimit të rrogës është 36,9 për qind”, theksoi Karanfilovski.

Ministri Todorov tha se ka përgatitur analizë të gjendjeve në të gjitha institucionet shëndetësore publike ku një pjesë e caktuar e punonjësve shëndetësor me arsim të mesëm profesional, në ndërkohë kanë përfunduar arsimin e lartë profesional (në kohëzgjatje prej 3 viteve, përkatësisht kanë fituar 180 EKTC kredi).  Potencoi se sipas analizës bëhet fjalë për mbi 500 punonjës shëndetësor nga shumë ISHP të cilat do të përfshihen dhe prej tani do të marrin shtesë të rrogës në vlerë prej rreth 6.000 denarë gjithsej,  përkatësisht në tre përqëndrime rritje të rrogës për rreth 2.000 denarë (në vitin 2016, me rrogën e muajit shkurt, qershor dhe dhjetor).

Theksoi se kjo ka qenë problem i rëndësishëm i kësaj kategorie të punonjësve shëndetësor, për të cilin ato kanë treguar, duke e pasur parasysh se kanë punuar, kanë dhënë energji dhe mjete financiare për  sendërtimin e tyre arsimor, dhe sipas kësaj  në atë presin  vlerësim adekuat të punës. Pikërisht për atë, theksoi, me Programin e Qeverisë premtuam zgjidhjen e këtij problemi kah mesi i muajit 2016, ashtu që në periudhën e fundit kemi punuar me përkushtim,  në këtë projekt dhe e realizojmë para afatit të parashikuar.

Potencon se investimi në përparimin dhe stimulimin e kuadrit në ISHP është një nga përkushtimet e përbashkëta të Ministrisë dhe Sindikatës, duke e pasur parasysh se e njejta kontribuon  drejt ngritjes së kualitetit të shërbimeve shëndetësore në institucione.

Plotësisht sqaroi në drejtim të përparimit të statusit të infermiereve dhe akushereve, veçmë është miratuar në seancën e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Ligjit për infermiere dhe akushere,  me të cilin rregullohen shumë çështje për të cilat kohë të gjatë ka ekzistuar nevoja të zgjidhen, ndërsa kanë të bëjnë me profesionet infermiere dhe akushere.

Karanfilovski theksoi se korrigjimi i koeficientës ka të bëjë për të gjithë infermieret të cilat deri më 30 nëntor  të vitit 2015 e kanë përfunduar arsimin e lartë dhe janë në proces të punës. /Radio Vala

 664 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: