Përmes projektit të USAID-it janë punësuar 115 persona me pengesë

Shkup, 24 dhjetor 2015 – Në kuadër të Projektit të USAID-it për punë praktike dhe punësim të personave me pengesë i cili funksionon nga gushti i vitit 2012 e deri më tani janë punësuar 115 persona, ndërsa 12 kanë hapur bizen personal. Gjithashtu, 73 persona kanë realizuar angazhim praktik në kompani të ndryshme private, institucione publike dhe organizata joqeveritare, njoftuan sot nga USAID-i.

Ky projekt punon në ndërtimin e kapaciteteve të personave me pengesë që më lehtë të paraqiten në tregun e punës, por edhe me kompanitë dhe institucionet publike për pranim dhe adaptim më të lehtë të këtyre personave në vendin e punës.

“Deri më tani përmes projektit janë trajnuar 417 persona në temën Strategjitë për kërkim të punës për personat me pengesë, 49 persona me pengesë me sukses e përfunduan Trajnimin për sipërmarrësi dhe 37 persona e ka vizituar Trajnimin për zhvillim të aftësive kreative të personave me pengesë. Nga ana tjetër madje, 259 përfaqësues i vizituan Trajnimet për zhvillim mentorial të personae me pengesëë”, thuhet në kumtesën nga USAID-i. /Radio Vala

Për personaat me shikim të dëmtuar vitin e kaluar është botuar edhe Doracaku për strategji për kërkim të punës në alfabetin e Brajovit.

Në dhjetor të vitit të kaluar USAID-i e organizoi panairin e parë për punësim në Kumanovë posaçërisht i dedikuar për personat me pengesë, ndërsa siç kumtojnë nga USAID-i planifikohet të organizohet edhe një derei në përfundim të projektit në gusht të vitit 2016. /Radio Vala

 676 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: