Kontrolle të përforcuara në dyqanet për ushqim, kontrolle edhe në vendet turistike

Shkup, 24 dhjetor 2015 – Në prag të festave të fundvitit, shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) përveç kontrolleve të rregullta, filluan me zbatimin edhe të kontrolleve të jashtëzakonshme, të përforcuara në dyqanet e specializuara për ushqim me prejardhje shtazore, mishtore, dyqane për peshk dhe në objektet hotelierike, hotele, restorante.

Kontrollet zbatohen në tërë territorin e shtetit dhe me to do të përfshihen edhe vendet turistike Mavrova, Kodra e Diellit, Ohri, Struga, Berova dhe Dojrani.

Siç kumtoi AUV-ja, qëllimi i kontrolleve është eliminimi i mundësisë së tregut që të plasohet ushqimi jo i sigurt, parandalimi i helmimeve eventuale dhe infeksionet dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe të drejtat e konsumatorëve.

“I inkurajojmë qytetarët që çdo mospërputhje në pikëpamje të sigurisë së ushqimit ta paraqesin në linjën telefonike falas për konsumatorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari 0800 32222, por edhe personalisht ose në postën elektronike info@rva.gov.mk”, informon AUV. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: