11 vjetori, monografi për manifestimin “Flaka e Janarit”, në Gostivar

Gostivar, 24 dhjetor – Këshilli Organizativ për organizimin e Manifestimit “Flaka e Janarit”, për edicionin e 11 me radhë ka paralajmëruar promovimin e monografisë për 10 vjetorin e organizimit të këtij manifestimi në qytetin e Gostivarit. Në mbledhjen e parë për organizimin e edicionit të 11 ku dhe u zgjodh kryetari i ri i Këshillit Organizativ, Arsim Disha u prezantua përmbajtja e monografisë e cila në një përmbledhje kronologjike paraqet çdo aktivitet të manifestimit “Flaka e Janarit”, e cila për herë të parë në qytetin e Gostivarit u mbajt në vitin 2006.

“Manifestimi i ri që do të mbahet gjatë muajt Janar, do të kalon nën hijen e promovimit të monografisë për dhjetëvjetorin e manifestimit “Flaka e Janarit”. Përmes fotografive, referateve, evokimeve dhe gjitha elementeve të tjera që shoqëruan këtë manifestim për 10 vite radhazi, do të mundohemi të paraqesim një pasqyrë gjithëpërfshirëse për çdo aktivitet të realizuar. Manifestimi i 11-të do të përmban edhe gjitha karakteristikat e manifestimeve nga vitet e kaluara, siç janë ndezja e flakadanëve, himni kombëtar, referat, evokime dhe pjesa artistike e programit”, theksoi Disha, i cili me këtë rast falënderoi publikisht kryetarin e deritanishëm Luan Veliu për angazhimin dhe përkushtimin maksimal të dhënë në 10 vitet e kaluara. Disha tha se fal këtij angazhimi, u arrit që Gostivarit të fiton një manifestim tipik tradicional, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë manifestim tjetër.

Në këtë drejtim, ish kryetari Veliu tha se “Flaka e Janarit”, ka bërë historinë e vete në qytetin e Gostivarit, duke përmendur me këtë rast iniciativën e Pushtetit Lokal me listën e riemërimit të rrugëve, institucioneve dhe urave të qytetit, ku ndër propozimet e parapara është edhe “Flaka e Janarit”. (D.Z)

 

 747 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: