Nesër këshilltarët do të votojnë për Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2015

Gostivar, 24 dhjetor – Kryetari i Këshillit Komunal të Gostivarit Nasir Musliu ka konvokuar seancën e 27-të me radhë  për ditën e premte me  fillim prej ora 10, dhe ku mes të tjerash pritet të miratohet Propozim – Buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2016. Po ashtu në rend dite do të jetë edhe Propozim – Vendimi për ekzekutimin e Buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2016, si dhe Propozim –Vendimi për përcaktim të vlerës të poenëve për pagat e nëpunësve shtetëror për vitin 2016.

Këshilltarët pritet të votojnë edhe Propozim- Kalendarin buxhetor për vitin 2016, si dhe Propozim – Vendim për përcaktimin e lartësisë së maksimumit të arkës për vitin 2016. Në rend dite do të jenë edhe Propozim – Programa vjetore  për punën e këshillit të komunës së Gostivarit për vitin 2016, Propozim – Programa për aktivitetet në Komunën e Gostivarit nga sfera e arsimit për vitin 2016, Propozim- Programa  për aktivitetet e komunës së Gostivarit në fushën e dhënies të bursave për talent të  rinj  në vitin 2016, Propozim – Programa  për aktivitetet e Komunës së Gostivarit nga sfera e kulturës dhe financimi i tyre për vitin 2016, Propozim – Programa për aktivitetet e Komunës së Gostivarit në lëminë e sportit për vitin 2016, Propozim – Programa рër aktivitetet e Komunës  së Gostivarit në sferën e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes  së fëmijëve për vitin 2016, Proozim – Programa vjetore për shëndetin publik, Propozim – Programa për aktivitetet e Komunës së Gostivarit në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore, në territorin e Komunës së Gostivarit për vitin 2016, si dhe  Propozim – Programa për aktivitetet e komunës së Gostivarit në lëminë e mundësive të barabarta ndërmjet grave dhe burrave për vitin 2016.

Këshilltarët do të duhet të votojnë edhe Propozim – Konkluzionin për miratimin e Planit Operativ Vjetor të Këshillit Ekonomik Social Lokal për vitin 2016, Propozim – Konkluzionin    рër  dhënie pëlqim Vendimit të K.D të N.P “Komunalec” – Gostivar, për pranimin e  Programës Vjetore për punë për pastërti publike në sipërfaqet publike  dhe  sipërfaqe të hapura në objektet publike për vitin 2016, si dhe Propozim – Konkluzionin për dhënie pëlqim Vendimit K.D të N.P “Komunalec” – Gostivar, рër dorëzim të mjeteve themelore të lëvizshme – pajisje dhe mjete tjera nga NP ,,Komunalec,,- Gostivar NP për parkingje publike dhe gjelbërim Gostivar.

Në rend dite do të ketë edhe propozim – vendime për sjelljen e dokumentacionit  planor urbanistik të personave fizik. 

 

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: