Ademi, ‘’Gjuha në të cilën do zhvillohet veprimtaria në Universitetin Nënë Tereza është shqip’’

Shkup, 24 dhjetor – Për momentin në parlamentin e Maqedonisë gjegjësisht në komisionin për arsim dhe shkencë është duke u debatuar në lidhje me projektligjin për themelimin e Universitetit të ri shtetërorë në gjuhën shqipe me seli në Shkup.

Ky universitetit do të mbajë emrin e humanistes së madhe Gonxhe Bojaxhiu ‘’Nënë Tereza’’. Me këtë rast në komisionin për arsim dhe shkencë ka qenë i pranishëm edhe ministri i arsimit dhe shkencës z. Abdilaqim Ademi i cili ka mbrojtur argumentet mbi themelimin e universitetit të dytë në gjuhën shqipe në Maqedoni si dhe ka sqaruar opinionin mbi debatin që është hapur se në cfarë gjuhe do të veprojë ky universitet.

‘’Gjuha në të cilën do të zhvillohet veprimtaria edukativo-arsimore në Universitetin Nënë Tereza në Shkup është gjuha shqipe’’, është shprehur ministri Ademi.

 700 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: