Programe të reja studimore për vitin e ardhshëm në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë

Shkup, 23 dhjetor 2015 – Administrata e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë sot në konferencë shtypi i prezentoi rezultatet e arritura për këtë vit si dhe i paralajmëroi aktivitetet e saj për vitin e ardhshëm.

Sipas rektorit të UEJL-së, Zamir Dika, cilësia në të gjitha aktivitetet ishte sinonim për punën e UEJL-së në këtë vit që ka qenë e ditur në opinion.

“Për 10 për qind është rritur numri i studentëve të regjistruar në vitin 2015 në raport me vitin e kaluar me çka për momentin në Universitet studiojnë 4.000 studentë ndërsa nga formimi i tij deri më tani kanë diplomuar 11.500. Më gëzojnë të dhënat se 23 për qind e studentëve janë regjistruar në programet për gjuhë angleze. Gjithsej UEJL studentëve u ofron 15 programe në shkallën e parë deridiplomike, 26 në shkallën e dytë të magjistraturës të studimeve dhe 12 programe në studimet për doktoraturë. Mbetemi të përkushtuar në parimet për mësim cilësor, bashkëpunim hulumtues shkencor me sektorin e tregut dhe internacionalizimin e Universitetit”, tha rektori Dika.

Theksoi se krahas organizimit të konferencave të shumta ndërkombëtare në ndërtimin e vlerave evropiane të studentëve të tyre shumë ka ndihmuar edhe mobiliteti gjegjësisht mundësia që një pjesë e studimeve t’i kalojnë në njërin prej universiteteve prestigjioze evropiane që shënon rritje prej 100 për qind në raport me vitin e kaluar.

Si risi vitin e ardhshëm Dika e paralajmëroi hapjen e programeve të reja studimore njërin për shkenca kompjuterike që do të realizohet në bashkëpunim me universitetin Koventri dhe të dytin për ekonomi dhe menaxhment në bashkëpunim me universitetin në Londër. Mbeten edhe dy programet e integruara me praktikë të cilat realizohen me mbështetjen e qeverisë gjermane si dhe sistemin për dhënien e bursave studentëve të shkëlqyer.

Lidhur me kujdesin për bashkësinë më të gjerë, Dika e theksoi sistemin për ngrohje me biomasë dhe prodhimin e energjisë elektrike prej paneleve diellore me çka edhe më shumë i afrohen qëllimit për zero emetim të ndotjes nga kampi universitar në Tetovë. /Radio Vala

 713 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional tradicional dedikuar festës së 7 Marsit

    Gostivar, me 8 Mars – 2017   Me intonimin e himnit kombëtar nga …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: