Matoshi: Universiteti në gjuhën shqipe në Shkup është ngjarja kryesore nga sfera e arsimit në tërë hapësirën shqiptare

Gostivar, 23 dhjetor – Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik në Prishtinë mendon se Universiteti në gjuhën shqipe në Shkup është ngjarja kryesore nga sfera e arsimit në tërë hapësirën shqiptare, njofton Zzhurnal.

“Hapja e një universiteti ne gjuhen shqipe ne Shkup është ngjarja kryesore e vitit ne sferën e arsimit ne mbare hapësirën shqiptare. 

 
Ne fakt, Shkupi ka qene qendër e zhvillimeve te rëndësishme historike e kulturore për shqiptaret gjate shekujve. Edhe sistemi i larte arsimor për shqiptaret ne ish-Jugosllavi nisi te ngrihej ne Shkup. Ishin rrethanat e caktuara politike qe e zhvendosen vëmendjen drejt qendrave te tjera periferike. 
 
Formimi i Universitetit ne gjuhen shqipe ne Shkup është një arritje e madhe dhe një hap ne drejtimin e duhur për ta ri bërë edhe një herë qendrën e dikurshme te Vilajetit te Kosovës dhe kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë qendër te përhapjes së arsimimit, te dijes dhe te kulturës edhe për shqiptaret. 
 
Republika e Maqedonisë nuk humbet asgjë duke ua mundësuar shqiptareve shkollimin ne gjuhen e tyre amtare, përkundrazi ajo behet edhe me shume atdheu i te gjithe qytetareve te saj, i te gjitha kombeve te saj.”, shkroi Matoshi. 

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: