ShVL–UÇK: Shkupi po i kthen vlerat shqiptare

Shkup, 23 dhjetor – Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, vlerëson se hapja e Universitetit Shqiptar në Shkup, është një ndër arritjet më madhore të kombit tonë.

Bijtë më të mirë të Atdheut, ndër vite e shekuj, kanë dhënë gjënë  më të shtrenjtë të tyre për arsim në gjuhën amtare, për të drejta kombëtare dhe për zhvillimin e përparimit të kombit tonë, gjë e cila mund të arrihet vetëm përmes arsimimit  të mirëfilltë në gjuhën amtare.

Urojmë të gjithë shqiptarët për këtë vepër të madhe kombëtare, dhe posaçërisht Shkupin, të cilit sigurt po i kthehet vlera  dhe identiteti i vërtetë shqiptar, i vulosur edhe nga virtytet  e larta të shqiptares më të madhe shkupjane – nënës së paqes e bamirësisë botërore, Nënë Tereza.

Ky Universitet do të bashkëpunojë fuqishëm me Universitetin e Tetovës dhe Universitetet tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. 

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: