SHVL uron hapjen e Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup

Shkup, 22 dhjetor 2015 – Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, vlerëson se hapja e Universitetit Shqiptar në Shkup, është një ndër arritjet më madhore të kombit tonë.

Bijtë më të mirë të Atdheut, ndër vite e shekuj, kanë dhënë gjënë  më të shtrenjtë të tyre për arsim në gjuhën amtare, për të drejta kombëtare dhe për zhvillimin e përparimit të kombit tonë, gjë e cila mund të arrihet vetëm përmes arsimimit  të mirëfilltë në gjuhën amtare.

Urojmë të gjithë shqiptarët për këtë vepër të madhe kombëtare, dhe posaçërisht Shkupin, të cilit sigurt po i kthehet vlera  dhe identiteti i vërtetë shqiptar, i vulosur edhe nga virtytet  e larta të shqiptares më të madhe shkupjane – nënës së paqes e bamirësisë botërore, Nënë Tereza.

Ky Universitet do të bashkëpunojë fuqishëm me Universitetin e Tetovës dhe Universitetet tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. /Radio Vala

 741 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional tradicional dedikuar festës së 7 Marsit

    Gostivar, me 8 Mars – 2017   Me intonimin e himnit kombëtar nga …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: