Muftinia e BFI – Gostivar, organizoi Manifestim me rastin e Ditëlindjes së Muhammedit a.s.

Gostivar, me 22 dhjetor 2015

Muftinia e BFI – Gostivar, me rastin e 12 Rebiul Evvelit – Ditëlindjes së Muhammedit a.s., në mënyrë tradicionale organizoi Manifestimin Fetar në Xhaminë e Sahatit në Gostivar. Në këtë manifestim morën pjesë Muftiu i Muftinisë së BFI Gostivar, Hfz. Shaqir ef. Fetai së bashku me stafin e tij, hoxhallarë të rrethinës së Gostivarit, nëpunësve fetarë si dhe një numër shumë i madh i xhematit që e kishin stërmbushur Xhaminë e Sahatit në Gostivar. 

Para xhematit u prezantua një program i begatë kulturor nga Kori i Muftinisë së BFI Gostivar. Muftiu i Muftinisë së BFI Gostivar Hfz. Shaqir ef. Fetai për hir të kësaj dite, mbajti fjalën e rastit ku foli mbi vlerën e përkujtimit të datës së lindjes së Muhammedit a.s. dhe rëndësinë që ka figura e Pejgamberit a.s. për shekuj me radhë deri në kohën tonë e në vazhdim. 

Ky program fetar nën udhëheqjen e referentit fetaro-arsimor hfz. Jusuf ef. Xheladini kaloi shumë mirë dhe u transmetua nga mediat lokale në vend, kurse mysafirët u qerasën me ëmbëlsira nga një besimtar i mirëfilltë i qytetit të Gostivarit. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah” 

    Gostivar, me 18 Prill – 2017   Në organizim të Muftinisë së  Bashkësisë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: