BDI: USHSH-ja është bërë e mundshme si rezultat i punës dhe potencialit njerëzor që ka krijuar UT-ja

Tetovë, me 22 dhjetor 2015

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, në mbledhjen e mbrëmshme ka përshëndetur edhe vendimin e Qeverisë së Maqedonisë për hapjen e Universitetit Shqiptar të Shkupit, i cili Universitet do ta mbajë emrin e Nobelistes sonë “Nënë Tereza”. 

Me këtë rast Kryesia Qendrore e BDI-së, konstatoi se ky projekt është edhe një arritje e madhe për shqiptarët në Maqedoni, i cili duhet të ketë mbështetjen e të gjithë faktorëve me relevancë, sepse në këtë mënyrë realizohet edhe një dëshirë e kamotshme e shqiptarëve të Maqedonisë. 

Kryesia Qendrore e BDI shprehet se hapja e këtij Universiteti është bërë e mundëshme si rezultat i punës dhe potencialit njerëzor që ka krijuar  Universiteti i  Tetovës. 

Kryesia Qendrore e BDI-së gjithashtu pëtshëndet edhe hapjen e dy fakulteteve të reja, atë të bujqësisë dhe pedagogjisë në UT si dhe vendimin për ndërtimin e konviktit për studentët e UT-se.

Universiteti i Tetoves dhe ai i Shkupit janë projekte madhore që do të jenë në dobi të gjeneratave të reja dhe në dobi të cilësisë së arsimit superior në gjuhën shqipe. /Radio Vala

 3,161 total views,  5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional tradicional dedikuar festës së 7 Marsit

    Gostivar, me 8 Mars – 2017   Me intonimin e himnit kombëtar nga …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: