Fshatrat e Malësisë së Gostivarit do të lidhen me Magjistralen Gostivar-Kërçovë

Gosivar, me 22 dhjetor 2015

“Është një rrugë me rëndësi strategjike, sepse do të lidh fshatrat e Malësisë së Gostivarit (Llakavicë, Sërmnovë, Padalishtë, Strajan, Tërnovë, Gjonovicë e Poshtme dhe e Epërme, Shushicë, Simnicë, Mitrovikërst, e tjerë, me magjistralen e lartpërmendur. Me hapjen e kësaj rruge, mundësohet krijimi i një rruge alternative për hyrje dhe dalje në territorin e Komunës së Gostivarit. Paraprakisht u asfaltua një pjesë e kësaj rruge me mjete financiare nga Banka Evropiane për Ndërtim dhe Rindërtim përmes Agjencisë së Rrugëve. Tani vazhdojmë me hapjen e pjesës së ngelur me mjetet të siguruara nga Byroja për Zhvillim Regjional përmes Qendrës Regjionale të Pollogut. Brenda vitit po ashtu u bë asfaltimi i rrugës së Bigorit që ka dalje për tek rruga e fshatit Sërmnovë, ndërsa edhe në fshatin Simnicë u asfaltuan rruga kryesore dhe disa rrugë dytësore. Me përmbylljen e punimeve në këtë aks rrugorë, krijohet një lidhje moderne infrastrukturore e fshatrave të Malësisë së Thatë me qytetet e ndryshme të Maqedonisë. Qytetarët nuk duhet të humbasin më gjysmë ore dhe rreth 12 kilometra për të ardhur në Gostivarit dhe pastaj për të vazhduar në Kërçovë apo qytetet e tjera. Investimet e tilla në infrastrukturë do të shërbejnë edhe për Zhvillimin Ekonomik Lokal dhe familjar të banorëve të Zonës, si dhe zhvillimin e turizmit malorë”, njofton kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Radio Vala

 840 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: