Kamion Zjarrfikësesh dhe pasje për Njësi Zjarrfikëse donacion për Komunën e Vrapçishtit nga Zvicra

Vrapçisht, me 22 dhjetor 2015

Një Kamion Zjarrfikësesh dhe pajisje për kompletimin e një Njësie Zjarrfikëse kanë arritur si donacion nga Komuna e Shipi (Chippis) e Zvicrës për Komunën e Vrapçishtit, transmeton Radio Vala. 

“Ky donacion u bë realitet falë angazhimit të bashkëqytetarit tonë Blerim Selmani nga fshati Gjurgjevisht me punë në Zvicër, i cili ishte ndërmjetësues për takimet që i kisha si kryetar i Komunës së Vrapçishtit, gjatë qëndrimit në Zvicër”, thekson kryetar, Bajram Kadrija. 

“Ti gëzosh kryetar Bajram Kadrija, të falënderoj për përkrahjen dhe besimin ndaj meje, Ishallah don Zoti dhe nuk përdoren asnjëherë, uroj që edhe nëse përdoren pa viktima Ishallah”, thekson banori i fshatit Gjurgjevisht, Blerim Selmani.

/Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: