Dukshmëri e zvogëluar afër Gostivarit për shkak të mjegullës

Shkup, 22 dhjetor 2015 – Për shkak të mjegullës zvogëlim të dukshmërisë ka afër Gostivarit dhe Strumicës 50 metra dhe Kriva Pallankës dhe Pavleshencit 30 metra.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata në viset më të ulëta dhe vende-vende nëpër rrugë të lagështa dhe në vendet ku nuk bie dielli.

Nga LAMM rekomandojnë kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar-Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. 

Mëngjesin e sotëm në pjesën më të madhe të vendit moti është i freskët dhe kryesisht i qetë. Përgjatë Vardarit dhe në një pjesë të fushëgropave ka mjegull. Në Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë po fryen erë e lehtë përkohësisht mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Mëngjeisn e sotëm mjegull më intensive është vërejtur në Shkup, Tetovë, Shtip, Demir Kapi, ndërsa dukshmëri të zvogëluar ka në Strumicë dhe në disa pjesë të Pellagonisë.

Temperatura më e ulët është matur -7 në Berovë, -6 në Manastir, -4 në Mavrovë, Strumicë dhe Vinicë, -3 në Dibër dhe Tetovë, -2 në Prilep, Kriva Pallankë dhe Llazaropole, -1 në Kavadar, Gjevgjeli, Shkup dhe Pretor, 0 në Kumanovë, Demir Kapi, Shtip, Dojran, Ohër, 1 në Pozhar, 2 në Krushevë, Pozhanar dhe Gjurishte dhe 4 në Topollçan. /Radio Vala

 763 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: