Ministri Jashari realizoi vizitë pune në Këshillin Gjyqësor, takoi zëvendëskryetarin Ademi dhe anëtarin Rexhepi

Shkup, 21 dhjetor 2015 – Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka takuar sot zëvëndëskryetarin e Këshillit Gjyqësor  Selim Ademi dhe anëtarin e këtij këshilli Bekim Rexhepi. 

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, Jashari gjatë këtij takimi me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor ka diskutuar për ligjet aktuale të miratuar në qeveri ku theks i veçant u vendos në Ligjin për pagat e gjykatësve.

“Ligji për pagat e gjyqtarëve parasheh rritjen e pagave për punë jashtë orarit të plotë prej 35 për qind si dhe punës gjatë ditëve të festave në lartësi prej 50 për qind. Gjykatësit do të kenë të drejtë edhe për shtesë të pagës në rastet kur kanë: kushte të veçanta pune, prezencë të rrezikut të lartë si dhe elementin e konfidencialitetit” theksoi ministri Jashari.

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor e informuan ministrin për punën e tyre dhe për aktivitet që ka realizuar ky institucion në drejtim të rritjes së efikasitet në gjykatat e Maqedonisë. /Radio Vala

 764 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: