Zvicra ndan 6.25 milion franga që të hapen 2 mijë vende pune në Maqedoni

Shkup, 21 dhjetor, 2015 – Me 6.25 milionë franga, një grant prej Konfederatës Zvicerane, në katër vitet e ardhshme në Maqedoni duhet të hapen më shumë se 2.000 vende të punës dhe të rriten neto të ardhurat për 1.5 milionë eurosh në më shumë se 1.000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Bëhet fjalë për projektin “Rritja e tregut të punës (IME)”, të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), që do ta zbatojë “Sviskontakt” në bashkëpunim me partnerin lokal PREDA Plus.

“Projekti me metodologji për zhvillim sistematik të tregut shtohet me programet ekonomike të Qeverisë që synojnë shtimin e rritjes ekonomike dhe punësimit, përtërije, zhvillim të shpejtë teknologjik dhe përmirësim të konkurrencës së kompanive të Maqedonisë, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski gjatë nënshkrimit të sotëm të Memorandumit për bashkëpunim për programin me ushtruesen e detyrës ambasadore të Zvicrës në Maqedoni Katarina Shtoker.

Peshevski theksoi se fokusi i veçantë, si dhe në masat e tjera që i zbaton Qeveria, do të vendoset në përmirësimin e mundësive për punësimin e të rinjve dhe grave. “Qasja jonë e integruar në përforcimin e ekonomisë të Republikës së Maqedonisë jep rezultate të mira. Kjo është dëshmuar me krijimin e mbi 150.000 vendeve të reja të punës në tetë vitet e fundit dhe rënien e papunësisë, e cila në këtë moment është në një ulje rekorde prej 25.5 për qind”, tha zëvendëskryeministri Peshevski.

U.d. ambasadorja Shtoker theksoi se rritja e punësueshmërisë së tregut është një nga programet kryesore që e mbështesin në këtë fazë që do të zgjasë katër vjet me potencial për vazhdim të mëtejshëm. “Qëllimi është që të krijojnë më shumë mundësi për punësim ose vetëpunësim veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, dhe kjo duhet të arrihet me zhvillimin sistematik të tregut. Duhet të rezultojë edhe me rritjen e shtuar të sektorit privat, ndërsa pritet të prodhojë më shumë se 2.000 vende pune dhe të rritë të ardhurat neto të mbi 1.000 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha Shtoker.

 

Aktivitetet në program janë përqendruar në sektorët e turizmit, industrisë kreative dhe ekonomisë së gjelbër. Në bashkëpunim me sektorin privat do të punohet në përmirësimin e mundësive për qasje të shtuar deri në tregjet ndërkombëtare, rajonale dhe vendore, për zhvillimin e produkteve, qasjen në financa dhe fuqi punëtore të cilësuar me qëllim që të sigurohet rritja e ndërmarrjeve.

Destinacioneve turistike Ohër, Mavrovë dhe Krushevë duhet të ndihmohet në shfrytëzimin e potencialit të plotë të trashëgimisë historike, natyrore dhe kulturore përmes metodologjisë për bashkëpunim në menaxhimin me destinacionet e Universitetit “St.Galen.” Kjo do të përmirësohet ofrimi i shërbimeve dhe do të pasurohet oferta turistike. Kjo duhet të tërheqë më shumë turistë dhe me atë edhe rritje ekonomike dhe punësime.

Në industritë kreative mbështeten nënsektorët për shërbime softvere dhe informatike si dhe dizajn i produkteve. IME duhet t’i lehtësojë ndryshimet me të cilat kompanitë e Maqedonisë që zhvillojnë softuer dhe ofrojnë shërbime për dizajnimin e produkteve do të marrin pjesëmarrje më të madhe në tregjet e brendshme dhe ato botërore.

Bujqësia organike dhe efikasiteti energjetik në sektorin e ndërtimtarisë, megjithatë, do të marrin mbështetje me aktivitetet e planifikuara në ekonominë e gjelbër. Bujqësia organike dhe prodhuesit, sipas paralajmërimit, do të kenë qasje më të lehtë dhe më të pranueshme tek mjetet dhe do të ofrojnë dërgesa të ndryshme dhe të vazhdueshme të prodhimit organik. Ofruesit e shërbimeve për qëndrueshmërinë në sektorin e ndërtimit do të ofrojnë zgjidhje të integruar, të qëndrueshme dhe efikase për të kursyer energji.

Bashkëpunimi Zvicër-Maqedoni, theksoi, është vazhdimisht në rritje dhe tani Zvicra është partneri më i madh dypalësh i zhvillimit në Maqedoni me 80 milionë franga zvicerane për periudhën 2013-2016. /Radio Vala

 698 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: