Gjatë tre ditëve të fundit 29 aksidente komunikacioni

Shkup, 21 dhjetor 2015 – Policia e komunikacionit gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit ka kryer ekspertizë në gjithsej 29 aksidente komunikacioni.

Të premten (18 dhjetor) policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në gjithsej tetë aksidente. Prej tyre, pesë janë me pasoja dëme materiale dhe tre janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy shoferë të automjeteve dhe gjashtë udhëtarë të autobusit.

Policia e komunikacionit të shtunën (19 dhjetor) ka kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente. Prej tyre, gjashtë janë me pasoja dëme materiale dhe katër janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore kanë pësuar një shofer i automjetit, tre këmbësorë dhe një drejtues i mopedit.

Gjatë ditës së djeshme është kryer ekpsertizë në gjithsej 11 aksidente komunikacioni. Prej tyre, shtatë janë me pasoja dëme materiale dhe dy janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore ka pësuar një shofer i automjetit dhe tre bashkëushëtarë.

Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasoja lëndime trupore ku lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy këmbësorë.

Gjatë tre ditëve të fundit policia e komunikacionit ka zbuluar dhe sanksionuar 92 shoferë që nuk i kanë respektuar përkufizimet e shpejtësisë së qarkullimit të automjetit, 25 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë larguar nga komunikacioni, 17 shoferë nuk i kanë dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendkalimet e këmbësorëve, respektivisht nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe, si dhe 42 shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefon celular gjatë kohës së drejtimit të automjetit. Janë sanksionuar edhe 12 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të këmbësorëve ose në semafor të kuq.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 103 automjete që kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: