Mexhiti takon shefat e shtabeve komunale të Zonës zgjedhore numër 5

Strugë, me 19 dhjetor 2015

Pas vendimit të kryesisë qëndrore të Bashkimit Demokratik për Integrim për emërimin e nënkryetarëve të partisë për koordinatorë të Zonave zgjedhore, gjegjësisht Teuta Arifi në zonën 1, Sadulla Duraku në zonën 2, Izet Mexhiti në zonën 5 dhe Nevzat Bejta në zonën 6, menjëherë filluan edhe takimet në teren me strukturat partiake lokale.

Kështu, sot nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe koordinator i zonës zgjedhore 5 Izet Mexhiti, në dy takime të veçanta në Strugë dhe Kërçovë realizoi takime koordinative me të gjithë shefat e shtabeve komunale të kësaj zone, ku bëjnë pjesë Dega e Strugës, Dega e Kërçovës, Dega e Ohrit, Dega e Dibrës, Dega e Manastirit, Dega e Prespës, Dega e Krushevës, Dega e Pllasnicës, Dega e Zhupës, Dega e Dollnenit dhe Dega e Demir Hisarit.

Në këto takime mjaft konstruktive ku morrën pjesë edhe deputetët e zonës Ramiz Merko dhe Musa Ibrahimi, si dhe zv. sekretari shtetëror i Qeverisë së R.M. dhe anëtari i KQ të BDI-së Tahir Hani, u bisedua rreth zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në muajin prill të vitit 2016, më konkretisht për funkcionimin sa më të mirë të shtabeve komunale dhe lokale.

Edhe në këtë takim, nënkryetari i BDI-së dhe njëkohësisht koordinatori i zonës zgjedhore numër 5 për zgjedhjet e parakohshme të vitit 2016, përcolli mesazhin e bashkimit dhe bashkëpunimit sa më të afërt të të gjitha strukturave partiake, për një rezultat dhe fitore të pakontestueshme në zgjedhjet e ardhshme. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: