Programi zgjedhor i BDI-së në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe pylltarisë do të jetë real

Shkup, me 19 dhjetor 2015

Departamenti për bujqësi dhe blegtori pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, sot organizoi debat me temë “Bujqësia dhe pylltaria” me bujq, shoqata të bujqve dhe kompani që merren me përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Ky takim mundësoi një debat të hapur dhe të sinqertë me bujqit dhe përfaqësuesit e tyre në kuadër të iniciativës së BDI-së për përpilimin e programit zgjedhor 2016-2020.

“Programi zgjedhor i BDI-së në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe pylltarisë do të jetë real, gjithëpërfshirës dhe me projekte konkrete dhe të afatizuara. Të gjitha sugjerimet, idetë dhe vërejtjet e bujqve që dolën nga takimi i sotëm do të analizohen nga ekipi profesional i BDI-së dhe në fazën e dytë përsëri do të prezantohen para grupeve të interesuara me qëllim që bujqit të bëhen bashkëautorë të programit zgjedhor të BDI-së”, tha sekretari shtetëror i Ministrisë së bujqësisë, Besir Jashari. /Radio Vala

 726 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: