29 fëmijë gostivaras përfunduan me sukses mësimbesimin Islam në Xhaminë e Lejthisë

Gostivar, me 19 dhjetor 2015

Në Xhaminë e Lejthisë ne Gostivar, në prezencë të shumë mysafirëve, u bë ceremonia e përfundimit të hatmeve të fëmijëve që e ndjekin mësimbesimin islam ne mektebin e kësaj Xhamie. Nën udhëheqjen e mualimit H. Semir ef. Emini, 29 fëmijë (meshkuj dhe femra), sot i morën diplomat për përfundimin me sukses te mësimbesimit islam në këtë xhami. 

Në këtë ceremoni fetare, prezent ishin Muftiu i Muftinisë së BFI Gostivar, Hfz. Shaqir ef. Fetahu me stafin e tij operativ, hoxhallarë të rrethit të Gostivarit dhe Tetovës etj. Me prezencën e tij ekskluzive, këtë ceremoni e nderoi Kryetari i BFI-së së Republikës së Maqedonisë, Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i BFI, H. Irsal ef. Jakupi dhe sekretari teknik Qufli ef. Osmani. 

Fjalë përshëndetëse mbajti Muftiu i Muftinisë së BFI në Gostivar, Hfz. Shaqir ef. Fetahu, kurse fjalë rasti mbajti Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi i cili vuri theks të veçantë mbi vlerën e mësimbesimit islam nëpër mektebet e Xhamisë kudo në nivel qendror e lokal duke mbajtur kështu gjallë zhvillimin e jetës fetare dhe kombëtare. 

Duanë e hatmeve e bëri H. Islam ef. Nuredini – imam i Xhamisë së Vjetër në fsh. Debresh, kurse shpërndarjen e diplomave e bënë referentët fetaro-arsimor pranë Muftinisë së BFI Gostivar të shoqëruar nga Muftiu, Reisul Ulema dhe muderrizi i kësaj xhamie. 

Në fund, Muftinia e BFI Gostivar ndau edhe mirënjohje për imamët H. Semir ef. Emini, H. Pajazit ef. Abazi, muezinin e Xhamisë H. Rahim ef. Abazi, Këshillin e Xhamisë dhe një mirënjohje e veçantë iu nda ish-Reisul Ulemasë, aktualisht muderriz në këtë xhami dhe profesor në Medresenë e vajzave në Gostivar, Hfz. Arif Emini. Për mysafirët u shtrua edhe drekë solemne. /Radio Vala

 1,032 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah” 

    Gostivar, me 18 Prill – 2017   Në organizim të Muftinisë së  Bashkësisë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: