Përurohen dy rrugë të reja në Komunën e Haraçinës

Haraçinë, me 19 dhjetor 2015

Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, Ministri i Pushtetit Lokal Lirim Shabani, Zëvendës-ministri i Trasportit dhe Lidhjeve  Nimetulla Halimi, sot zhvilluan një vizitë pune në Komunën e Haraçinës, ku së bashku me kryetarin e Komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi, lëshuan në përdorim dy rrugë të reja në këtë komunë.

Ministri Neziri, gjatë ceremonisë tha se pushteti ekzekutiv edhe më tej do të përkrah  Haracinën dhe në përgjithësi vetëqeverisjet lokale në projekte që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve.

‘Si përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ erdhëm në Haraqinë për tu njoftuar me projektet që janë realizuar në këtë komunë, dhe për të promovuar një të tillë. Sot jemi këtu për të lëshuar në përdorim dy rrugë të reja, dhe vetë kjo flet se komuna e Haraqinës, edhe pse me buxhet të kufizuar ka projekte kapitale, që përmirësojnë infrastrukturën, jetën e qytetarëve dhe drejtpërdrejt ndikojnë në zhvillimin ekonomik në nivel lokal. Këto rrugë lidhin dy fshatra, Haraqinën dhe Grushinën, dhe këu jemi që të japim përkrahje kryetarit ë komunës Brahim Ajvazi dhe administratës që drejton, dhe besoj se qytetarët do ti vlerësojnë këto invstime’, tha Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri.

Kryetari i Komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi shprehu kënaqësinë nga prezenca e ministrave në këtë eveniment, duke shtuar se këto investime janë vetë disa nga ato që ka ndërmarrë komuna në bashkëpunim me qeverinë.

‘Ne sot bëjmë promovimin e rrugës  me gjatësi prej 2.5 kiliometra, rrugë që është bërë në bashkëpunim me Fondin për rrugë rurale dhe Agjencinin për zhvillim rrural. Arritëm që në kohë të përfundojmë punimet dhe të lëshëjmë në kohë këtë rrugë, është në të mirë të banorëve të Hracinës sepe lidh ata me rrugën rajonale. Ky nuk është projekt i fundit, ne do të vazhdojmë në realizimin e projekteve tjera, si në sferën e infrastrukturës rrugore në bashkëpunim me Qeverinë. Projekt kapital i rradhës është lëshimi në përdorim i Sallës së sportit në Komunën e  Haracinës’, deklaroi kryetari i komunës së Harcinës, Brahim Ajvazi.

Ajvazi informoi se në të gjitha venbanimet e komunës vazhdon shtrimi i rrugicave.Ndryshe, sot u përuruan Rrugët 10 dhe 18 në vendbanimin Haraçinë, ne gjatësi prej 800 metrash dhe rruga prej 2.5 kilometrash në fshatit Grushinë, që lidh fshatin Grushinë me rrugën rajonale të komunës së Haraçinës. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: