Promovim i librit "Vajzat e mjegullës" nga autori Namik Dokle

Shkup, 19 dhjetor 2015 – Në hapësirat e Librarisë së Çarshisë sot me fillim në ora 17:00, do të promovohet libri “Vajzat e mjegullës” nga autori Namik Dokle. 

Namik Dokle, deputet, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-zv.kryeministër, i rikthehet fuqishëm botimeve.

Ai vjen me romanin më të ri, të botuar nga Toena, në dhjetor të këtij viti, “Vajzat e mjegullës” – një libër mbi traditat, gjuhën, dashurinë e një bashkësie si ajo gorane, e rrethuar nga mitet e gojëdhënat, aq sa edhe mbi gjurmët e shëmtuara të komunizmit, edhe pse depërtoi me vështirësi aq lart dhe aq thellë, në një krahinë që e kishte ruajtur fort identitetin. /Radio Vala

 859 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Portieri Zamir Rasimi i FC Willit në KF Dardaninë e St. Gallenit

St.Gallen, me 27 Janar 2018 Drejtuesit e Klubit të Futbollit Dardania nga St. Galleni kanë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: