Komuna e Gostivarit asfalton rrugën e kodrës në fshatin Raven

Raven, me 18 dhjetor 2015 

Komuna e Gostivarit projektin e radhës e ka realizuar në fshatin Raven, ku është asfaltuar një rrugë në brendi të fshatit në vendin e quajtur rruga e Kodrës, transmeton Radio Vala. 

Bëhet fjalë për një projekt dhe punë të premtuar nga ana e drejtuesve të komunës së Gostivarit, me në krye kryetarin Nevzat Bejta që bëhet realitet.

Në fshatin Raven nga përbërja aktuale e komunës së Gostivarit janë realizuar tre projekte më të mëdha, si kanalizimin për ujëra të zeza dhe ndërrimi i gypit të ujësjellësit, ndërrimi i çatisë së shkollës dhe së fundmi asfaltimi i rrugës në kodrën e fshatit. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: