Këtë vit janë zbuluar 84 tentime për transferim të paligjshëm të parave përmes kufirit

Shkup, 18 dhjetor 2015 – Drejtoria doganore informon se nga fillimi i vitit, deri më tani, janë zbuluar 84 tentime për transferim të paligjshëm përmes kufirit të parave të gatshme në valuta të ndryshme, në kundërvlerë prej rreth 1.113.000 euro. Bëhet fjalë për 972.300 euro, 99.200 franga zvicerane, 37.300 dollarë amerikan, 5.400 dollarë australian, 4.950 dollarë kanadezë, 3.900 funte dhe 126.000 denarë.

“Nga fillimi i vitit në vendkalimet kufitare janë paraqitur përafërsisht 14,5 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar 14,7 milionë euro. Në vitin 2014, në 80 raste, është penguar transferimi i paligjshëm i parave të gatshme në kundërvlerë prej rreth një milionë eurosh, nga të cilat 778.635 euro, 141.400 dollarë amerikan dhe 130.180 franga zvicerane”, kumtoi sot Drejtoria doganore e cila e riaktivizoi fushatën për informimin e udhëtarëve të cilët hyjnë, dalin ose tranzitojnë nëpër Maqedoni për të drejtat dhe obligimet e tyre lidhur me hyrjen dhe daljen e parave.

Në kuadër të fushatës, që filloi në gusht të vitit të kaluar, janë përpunuar afishe në gjuhën shqipe, maqedonase, turke dhe angleze me informacione për udhëtarët të cilët shpërndahen në të gjitha vendkalimet kufitare për rregullativën e vlefshme doganore të lidhur me paraqitjen e parave. Është përpunuar edhe një video incizim informativ i cili emetohet në ekranet e aeroporteve “Aleksandri i Madh” dhe “Shën Pali” në pjesën për kontroll ku udhëtarët kalojnë para se të dalin nga shteti dhe në pjesën e zonës për arritje te monitorët te pjesa ku merren bagazhet ku udhëtarët presin për të hyrë në shtet.

Limiti për para të huaja efektive ose çeqe arrin deri në 10.000 euro. Përderisa udhëtari mban para të huaja efektive ose çeqe mbi 10.000 euro, janë të obliguar t’i paraqesin te organet doganore. Sa i përket bartjes së devizave nga Maqedonia, rezidentët duhet ta paraqesin çdo vlerë mbi 2.000 euro për person dhe me këtë rast të kenë vërtetim nga banka ose këmbimorja e autorizuar. Transferimi parave të huaja efektive mbi 10.000 euro nga ana e rezidentëve është e ndaluar.

Futja dhe nxjerrja e parave vendore është e lejuar deri në 120.000 denarë. Jorezidentët guxojnë të fusin dhe nxjerrin mbi 120.000 denarë, por duhet t’i paraqesin te organet doganore dhe të hapin në kontroll dëshmi se mjetet janë blerë-marrë nga llogaria në bankë vendore ose të huaj. Për rezidentët është e ndaluar futja dhe nxjerrja mbi 120.000 denarë.

Për mos paraqitje ose paraqitje të gabuar të parave dhe çeqeve të cilat udhëtarët i mbajnë me vete, janë paraparë dënime. Paratë përkohësisht merren ose konfiskohen. Përveç kësaj, ligji parasheh dënime me gjobë në vlerë prej 1.000 deri në 1.500 euro për persona fizik, 10.000 euro për persona juridik në kundërvlerë të denarit, ndërsa për personin përgjegjës në person juridik 30 për qind nga gjoba e matur për personin juridik. Janë paraparë edhe dënime me burg për raste të lidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. /Radio Vala

 1,054 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: