Asociacioni ADI Gostivar, një prej organizatave civile fituese të Grantit IPA të Bashkimit Evropian

Shkup, 18 dhjetor 2015 – Njëzet organizata civile kanë marrë grante përmes Instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA) të Bashkimit Evropian. Mjetet në vlerë prej një milion e 500 mijë eurove do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve për përforcim të sektorit civil.

Në dorëzimin e sotëm të marrëveshjeve për grant, ambasadori i BE-së Aivo Orav theksoi se përfshirja e shoqërisë civile në politikat kyçe, reformat sociale dhe ekonomike është me rëndësi qenësore.

“Jemi të lumtur që të shohim akoma më shumë nisma nga shoqëria civile për për inkaudrimin e tyre praktik në reformat e ndërlidhura me BE-në dhe për bashkëpunim shumëstrukturor me institucionet qeveritare”; tha Orav, duke paralajmëruar se Bashkimi Evropian edhe në të ardhmen do të vazhdojë t’i japë mbështetje organizatave civile në Maqedoni.

Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska – Tomovska theksoi se në disa vitet e fundit Qeveria ndërmerr numër të madh të reformave me qëllim që ta përmirësojë sundimin e mirë dhe ta përshpejtojë zhvillimin ekonomik.

“Qeveria bson se transparenca dhe inkuadrimi civil luajnë rol të rëndësishëm në nxitjen e llogaridhënies, promovimin e inovativitetit dhe zhvillimin dhe përmirësimin e performansave të Qeverisë”, theksoi ministrja Arsovska-Tomovska.

Në këtë drejtim, ministrja i përmendi Strategjinë për bashkëpunim me sektorin civil 2017-2015, thirrje për mbështetjen financiare të shoqatave dhe dhe fondacioneve, Ligjin për vullnetari, Ligjin për shoqata dhe fondacione…

Projeket të cilët kanë marrë mbështetje financiare nga BE-ja do të realizohen në 13 deri 18 muajt e ardhshëm. /Radio Vala

 937 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: