BERZH me program për gratë biznesmene

Shkup, 18 dhjetor 2015 – Banka Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) dhe Banka e Ohrit, e cila është pjesë e grupacionit “Sosiete Gjeneral”, sot në Shkup do ta prezantojnë Programin për gratë në biznes të dedikuar për financimin e ndërmarrjeve të udhëhequra nga gratë.

Linja kredituese me vlerë prej 3 milionë euro nga BERZH, të cilat do të shfrytëzohen përmes Bankës së Ohrit, ka për qëllim ta nxit pjesëmarrjen e grave në ekonomi.

Programi duhet t’u ndihmojë ndërmarrjeve të udhëhequra nga gratë të sigurojnë mjete financiare dhe njohuri praktike që ta zhvillojnë biznesin e tyre.

Në prezantimin e programit është paralajmëruar pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të obliguar për Çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, shefja e zyrës së BERZH, Anka Jonesku, drejtoresha e sektorit Bankari korporative dhe investuese e Bankës së Ohrit, Nina Nedanoska, si dhe koordinuesja për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar në Ambasadën e Suedisë, Biljana Xhartova-Petrovska. /Radio Vala

 1,858 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: