Zgjedhje e "Sipërmarrësit të vitit 2015"

Shkup, 18 dhjetor 2015

Për të nëntën herë me rradhë këtë vit do të ndahet çmimi “Sipërmarrës i vitit”, qëllimi i së cilës është të nxitet fryma sipërmarrëse në vend përmes promovimit të shembujve të suksesshëm.

Edhe këtë vit do të zgjidhen sipërmarrësit më të suksesshëm të mikro dhe ndërmarrjeve të vogla në Maqedoni. Paraselektimi për zgjedhje të “Sipërmarrësit të vitit 2015” ishte bërë në bazë të të dhënave nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë.

Manifestimi për zgjedhje të “Sipërmarrësit të vitit 2015”, i cili do të mbahet sot, është në organizim të Lidhjes së Odave ekonomike të Maqedonisë, Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore, Fondacionit zhvillimor të Maqedonisë për ndërmarrje dhe Qendra kombëtare për zhvillim të inovacioneve dhe mësimit sipërmarës.

Përkrahës institucional i manifestimit është Ministria e Ekonomisë e Republikës së Maqedonisë.

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: