Në Mavrovë temperatura – 8

Shkup, 18 dhjetor 2015 – Berova sot është qyteti më i ftohtë në Maqedoni. Sipas DPHM atje janë shënuar minus 10 gradë. Në Mavrovë, -8, në Shkup  dhe Kriva Pallankë – 7, Tetovë, Lazaropole, Manastir, Demir Kapi dhe Dibër -6, Prilep, Shtip, Strumicë, Krushevë dhe Kumanovë -5, Ohër, Pretor dhe Kavadar -4, në Vinicë -3, Gjevgjeli -2 dhe Dojran 1.

Gjatë natës moti ishte kryesisht i kthjellët me erë të dobët nga drejtime të ndryshme. Sot në mëngjes nëpër disa fushëgropa ka paraqitje të mjegullave, ndërsa më shumë mjegull ka në Demir Kapi ku dukshmëria është ulur në 100 m.

Paradite do të jetë mot me diell, ndërsa pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 7 deri në 13.

Në Shkup moti gjatë paradites do të jetë me diell, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare dhe temperaturë deri në 9 gradë Celsius.

Edhe më tej do të mbajë mot stabil, i thatë dhe relativisht i ngrohtë. Nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme, veçanërisht në pjesët perëndimore ku mund të ketë edhe reshje lokale të shiut, ndërsa periudha dielli do të ketë në pjesët lindore. Do të fryjë erë e dobët mesatare veriperëndimore. Nga e hëna do të ketë më shumë kushte për mjegull nëpër fushëgropa, që do të kontribuojë këtu të ketë edhe temperatura më të ulëta. /Radio Vala

 832 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: