Komuna e Tetovës përkrah qytetarët e saj për protestat ndaj ndotjes së ajrit

Tetovë, 17 dhjetor 2015 – Komuna e Tetovës përmes një komunikate shpreh përkrahjen e saj për protestat ndaj ndotjes së ajrit. 

“Komuna e Tetovës edhe njëherë shpreh përkrahjen e saj për protestat e ditës së sotme dhe të nesërme, dhe vlerësojmë se një shprehje dinjitoze e vullnetit të qytetarëve për një brengë të cilën të gjithë së bashku e ndajmë, paraqet parakushtin themelor për vitalitetin e një shoqërie demokratike, e cila zgjodhi me plot të drejtë të ngris zërin, në momentet kur asaj i privohen të drejtat themelore, në këtë rast e drejta për ajër të pastër”, thuhet në njoftim. 

Komuna e Tetovës këtë veprim  e vlerësojmë si një nga më demokratikët e një brezi të ri, i cili përballet me sfida të tjera dhe parimisht të drejta, nga ato të mëparshmet që kryesisht kanë pasur karakter etnik dhe folklorist.

“Qytetaria tetovare sot shprehu një pakënaqësi dhe revoltë, të  cilën ne as që mund ta mohojmë, as që mund të mos e marrin në konsideratë, përkundrazi, punojmë çdo ditë që të jemi në shërbim të tyre, por mbi të gjitha protestën e vlerësojmë si një nga veprimet më demokratike të një brezi të ri, i cili përballet me sfida të tjera dhe parimisht të drejta, nga ato të mëparshmet që kryesisht kanë pasur karakter etnik dhe folklorist”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, shprehet keqardhje që i gjithë ky zemërim, që siç thuhet në njoftim, në parim i drejtë  dhe i çiltër, nga grupe të caktuara instrumentalizohet, dhe drejtohet  vetëm ndaj komunës së Tetovës.

“Ne nuk jemi e vetmja pike referimi ndaj këtij problemi, të cilin e ndjemë si  të gjithë qytetarët e tjerë, por në të njëjtën kohë kemi edhe përgjegjësinë institucionale që të ndërmarrim masa për të luftuar atë,  në kornizat e mundësive dhe autorizimeve që si komunë i kemi”, shkruhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.  

“Jugohromi, apo ndotësi i cili po kryen gjenocid ekologjik mbi qytetarët tanë, nuk është në teritorin e Komunës së Tetovës. Masat e tjera të kontrollit ndaj industrive të rënda në këtë rast fatkeqsisht janë nën kompetencën e qeverisë, prandaj duke mos hequr pëgjegjsinë për pjesën tonë, nuk mund të mos theksojnë fokusimin e padrejtë të këtij problemi vetëm tek Komuna e Tetovës”, citohet në njoftim duke shtuar se shprehin gjithahstu keqardhje për ofendimet, gjuhën e urrejtjes si dhe hedhjen e objekteve të forta drejt komunës nga një grup i caktuar, duke theksuar se ky veprim nuk i shkon për shtati kauzës ekologjike të protestës. 

Në fund të njoftimit ky institucion i siguron qytetarët se e ka dëgjuar zërin qytetar që në fillim të shfaqjes së këtij problemi, duke ndërmarrë një sërë masash që të luftojmë ndotjen dhe bëjnë me dije se do të jenë në krye të një procesi ndërinstitucional, për të gjetur kanalet dhe për të bërë presionin e nevojshëm së bashku, drejtë zgjidhjes së këtij problemi. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: