Ministri britanik për Evropën për vizitë në Maqedoni

Shkup, 16 mars 2016 – Ministri britanik për Evropë, Dejvid Lidington sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni.

Gjatë vizitës, ministri Lidington do të ketë takime me zëvendëskryetarin e Qeverisë të obliguar për integrime evropiane, Fatmir Besimi, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, me liderët e partive politike të VMRO-DPMNE-së, të LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, dhe me personat e obliguar për çështje të lidhura me krizën e emigrimit, kumtoi Ambasada Britanike në Shkup.

Lidington sot do të marrë pjesë në forumin e shoqërisë civile në BE Infoqendrën në Shkup. Në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare, akademikë, aktivistë dhe persona me ndikim nga onlajn bashkësia./Radio Vala 

 815 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: