Përurohet një pjesë e rrugës Tetovë – Bogovinë – Vrapçisht – Gostivar

Vrapçisht, me 17 dhjetor 2015

Një delegacion i BDI-së, i udhëhequr nga zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Nimetulla Halimi, sot kanë vizituar Komunën e Vrapçishtit ku kanë realizuar takim me kryetarin e kësaj komune Bajram Kadrija, ku është biseduar për projektet që pushteti qendror i realizon në bashkëpunim me pushtetin lokal. Njëkohësisht, zëvendës ministri Halimi dhe kryetari Kadrija kanë inspektuar punimet në rrugën rajonale Tetovë-Bogovinë – Vrapçisht – Gostivar dhe kanë përuruar një pjesë të kësaj rruge. 

“Kjo rrugë rajonale kap vlerën prej 32 milion denarë për një periudhë katër vjeçare. Ne me kryetarin biseduam që në pranverë të fillohet prej këtu ku kemi përfunduar, dhe të vazhdohet deri në fund në mbarim të kufijve të komunës së Vrapçishtës. Kështu që të mos shkojmë në të ardhmen me rregullime pjesë pjesë të rrugëve, por të rregullohet një pjesë e madhe që të kryejmë një punë me rend ashtu si duhet. Biseduam edhe për problemet tjera infrastrukturore, për marrjen e ingerencës së tokës ndërtimore prej pushtetit qendror të bartet në pushtetin lokal. Intenca jonë dhe obligimi jonë mbetet që si ministri bashkë me kryetarin e komunës të punojmë që menjëherë në pranverë të vitit 2016 edhe komuna e Vrapçishtit ti merr ingerencat dhe të menaxhon me tokën ndërtimore”, tha zëvendës ministri Halimi.

Ndërkohë, kryetari Bajram Kadrija tha se do të vazhdojnë me realizimin e projekteve të ndryshme që kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. 

“Ne sot kemi në vizitë zëvendës ministrin e Transportit pranë Qeverisë së RM-së, dhe une i informova për aktivitetet të cilat janë zhvilluar në këtë pjesë gjatë këtij viti. Poashtu, kam kënaqësi që në këtë rrugë të cilën e ndërtuam në bashkëpunim me Drejtorinë për Rrugët e Maqedonisë, kishim një përkrahje shumë të madhe nga ana e banorëve të cilët kufizohen apo janë me objekte pranë komunës. Andaj kërkova që në vazhdimësi edhe në vitin 2016 ti dalim në skaj kësaj rruge dhe lidhja e komunës së Vrapçishtit me qytetin e Gostivarit dhe qytetin e Tetovës të jetë sa më e lehtë dhe sa më e kapshme dhe me standarde të cilat i kërkon koha. Shembull të tregoj se në forma të kombinuara të financimit, kemi përkrahje të qytetarëve, kemi përkrahje të shfrytëzuesve të këtyre rrugëve, dhe prandaj dëshiroj që në 2016 të mundet në mënyrë më intenzive të mbarojmë rrugën e cila kalon nëpër komunën e Vrapçishtit dhe na lidh me qytetin e Gostivarit”, tha kryetari Kadrija. 

Ndërkaqë gjatë ditës së sotme, delegacioni i BDI-së ka inspektuar punimet në rrugën Bellanoc-Stançiç. /Radio Vala

 791 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: