Projekt i ri qeveritar "Bli shtëpi për të rinj" – subvencione për shtëpi për persona deri në 35 vjeç

Shkup, 17 dhjetor 2015 – “Bli shtëpi për të rinj” është projekti i ri i Qeverisë me qëllim të sigurimit të mbështetjes për vendbanim për personat deri në 35 vjeç pa marrë parasysh statusin bashkëshortor, si dhe për rritje të natalitetit përmes dy modeleve për subvencionim, informoi sot kryeministri Nikolla Gruevski në konferencën për shtyp.

Me modelin e parë, siç tha, për kredi deri në 20 vjet dhe shumë maksimale deri në 50 mijë euro shteti do ta subvencionojë këstin mujor 11 vite, në tetë vitet e para 80 për qind të shumës së saj, ndërsa në tre vitet e tjera 50 për qind. Me modelin  e dytë tërësisht subvencionohet pjesëmarrja për kredinë varësisht nga shuma që do të merret.

Kushtet për marrje të subvencionit nga shteti me projektit përgjithsësisht janë të njëjta si për projektin “Bli shtëpi bli banesë” përveç kriterit fillestar për moshën e personit që do ta marrë kredinë, më së shumti deri në 35 vjeç. Njëheri kërkuesi i subvencionit pa marrë parasysh statusin bashkëshortor nuk duhet të ketë vendbanim në emër të tij e as të ketë marrë kredi.

Projekti dedikohet vetëm për fitim të shtëpisë së re, ndërsa efekte pozitive nga zbatimi i tij Gruevski pret edhe tek  kompanitë e ndërtimtarisë që ndërtojnë shtëpi të reja, firmat për prodhimtari të materialeve ndërtimore dhe për rregullim të brendshëm dhe të jashtëm. /Radio Vala

 814 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: