Rexhep Prekopuca nënkryetar i ri i KSHZ-së, Subhi Jakupi anëtar i BDI-së, Bedredin Ibraimi i PDSH-së

Shkup, 16 dhjetor 2015 – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në kuadër të seancës së 82-të me 102 vota “pro”, pa “abstenim” dhe “kundër” i ka votuar anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor.

Kryetar i Komisionit është përzgjedhur Aleksandar Çiçakovski, nënkryetar Rexhep Prekopuca, të dy nga radhët e ekspertëve. Anëtarë të Komisionit janë Atanas Urumov, gjithashtu nga radhët e ekspertëve, Silvana Boneva dhe Sasho Srcev me propozim të VMRO-DPMNE-së, Violeta Duma dhe Igor Milev me propozim të LSDM-së, Subhi Jakupi nga BDI-ja dhe Bedredin Ibraimi me propozim të PDSH-së.

Në këtë seancë deputeti i VMRO-DPMNE-së është përzgjedhur anëtar i Komisionit anketues për skandalin me përgjimin në vendin e Silvana Bonevës, e cila është përzgjedhur për anëtare të KSHZ-së. /Radio Vala

 1,484 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: