Profesor dhe studentë nga Turqia vizituan Muftininë e Gostivarit

Gostivar, me 16 dhjetor 2015

Sot Muftininë e BFI – Gostivar e vizitoi një delegacion nga Universiteti Evropian – Fakulteti Juridik i përbërë nga profesorë universitar, studentë nga Republika e Turqisë, shumica e të cilëve studiojnë në këtë Fakultet dhe mysafirë të tjerë.

Këtë delegacion e mirëpriti në mënyrë solemne Muftiu i Muftinisë së BFI – Gostivar, hfz. Shaqir ef. Fetahu me stafin e tij operativ. Muftiu me mysafirët në fjalë diskutuan mbi rrjedhën e veprimtarisë dhe aktivitetet e nduarnduarta të Muftinisë së Gostivarit si dhe për aktivitetet edukativo-shkencore të SHMI Medreseja ISA BEU – paralelja e shtrirë e vajzave në Gostivar. Nga ana e mysafirëve prezantimin e bëri profesori i tyre, Prof. Dr. Atanas Kozarev së bashku me asistenten Ass. Prof. Ebru Ibish. 

Të dy palët biseduan edhe për shumë çështje që e tangojnë jetën studentore në vend dhe jashtë tij si dhe për sfidat e kohës, ku studiuesit e rinj duhet të jenë sa më të kujdesshëm dhe më të përgatitur shkencërisht për t’u përballur me çështjet kruciale të jetës akademike. Mysafirët ngelën të kënaqur nga kjo vizitë në Muftininë e BFI – Gostivar si dhe premtuan se këto vizita do të jenë korrespondente në të ardhmen. /Radio Vala

 863 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah” 

    Gostivar, me 18 Prill – 2017   Në organizim të Muftinisë së  Bashkësisë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: