Udhëtim falas shpërblyes për studentët me mesatare mbi 9,5

Shkup, 16 dhjetor 2015 – Shteti do t’iu sigurojë udhëtim falas me aeroplan në Paris, Venecia ose Barcelonë studentëve të cilët studiojnë në tre universitetet e para të renditura në Republikën e Maqedonisë, në pajtim me listën që e bën Universiteti i Shangait dhe kanë mesatare mbi 9,5.

Kryeministri Nikolla Gruevski sqaroi se masa për studentët, udhëtim i shpërblyer për të gjithë ata të cilët kanë mesatare të lartë do të realizohet nga viti i ardhshëm. Do të ketë dy grupe në vit, njëri në maj-qershor, ndërsa i dyti në shtator, më së voni në fillim të tetorit.

Paralajmëroi se masa fillon nga viti i ardhshëm për të gjithë studentët, të tre universiteteve të renditura në Republikën e Maqedonisë, në pajtim me listën që e bën Universiteti i Shangait, në çdo vit të dytë.

Studentët e Maqedonisë do të kenë mundësi të vizitojnë tre destinacione për të cilat, siç tha, vlerësuam se janë ndër më atraktivet për udhëtim të të rinjve, Paris, Venecia dhe Barcelonë. /Radio Vala

 750 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional tradicional dedikuar festës së 7 Marsit

    Gostivar, me 8 Mars – 2017   Me intonimin e himnit kombëtar nga …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: