Inaugurohet rruga e riasfaltuar në Mëhallën “Rrafshe Madhe”, në fshatin Padalishtë

Gostivar, me 16 Dhjetor – 2015 

Në prani të banorëve dhe drejtuesve të Komunës së Gostivarit, në Mëhallën “Rrafshe Madhe”, në fshatin Padalishtë u inaugurua rruga e riasfaltuar që lidh këtë mëhallë me pjesë tjetër të fshatit dhe rrugën kryesore regjionale. 

Në deklaratën për mediat, kryetari Nevzat Bejta njoftoi se: “Fillimisht u tërhoq asfalti i vjetër që ishte i amortizuar dhe pas zgjerimit rruga e cila është me një gjatësi prej 2.5 kilometra dhe gjerësi prej 3.5 metra u tamponua dhe u asfaltua nga e para”.   

“Kemi ardhur sot për të promovuar rregullimin e rrugës. Kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e banoreve të fshatit Patalishtë. Kemi nxjerr asfaltin e vjetër të rrugës që ishte i shkatërruar, u zgjerua dhe u tamponua komplet trasa dhe përfundimisht rruga u asfaltua me asfalt të ri. Rruga ka një distancë prej 2.5 kilometra dhe gjerësi është 3.5 metra. Investimi kushtoi rreth 13 milion denarë ose mbi 200 mijë euro”, tha kryetari Bejta i cili po ashtu vuri në dukje që: “Për shkak të kushteve klimatike, por edhe për shkak se dy kompanitë që fillimisht fituan tenderin dështuan ta kryejnë punën në terren, ndërtimi u zvarrit për një periudhë”. 

“Firmat që fituan tenderin dështuan ta kryejnë punën për shkak të konfiguracionit të vështirë të rrugës. Në bazë të rregullave ligjore punët i vijuan dy kompani të tjera nga qyteti i Gostivarit. Dha Zoti që kushtet atmosferike të jenë në favorin tonë dhe punimet të përfundojnë para fillimit të reshjeve të borës. Në pjesën që e realizuan dy firmat nga Gostivari, Magnum Trans dhe Pellagonia,punët janë kryer me kualitet shumë të lartë, dhe në disa pjesë nuk është bërë me kualitet dhe standarde ashtu siç duhet. Në Pranverë, në   pjesën që vlerësojmë se duhet të ndërhyhet do të përmirësohet, sepse rruga sipas tenderit të shpallur ka garancion kohor dhe firma obligohet ta mirëmbajë dhe rinovojë. Rruga do të rregullohet sipas standardeve të nevojshme bashkëkohore”, tha kryetari, Nevzat Bejta i cili me këtë rast shprehu falënderim për dy firmat gostivarase që realizuan më tepër punë seç ishin paraparë në furnizimin publik.  

Këshilltari komunal nga Zona e Malësisë, Imran Zhupani deklaroi se: “Promovimi i kësaj rruge tregon seriozitetin dhe angazhimin e drejtuesve të Komunës së Gostivarit që pavarësisht kushteve atmosferike të punohet në maksimum. 

“Është e njohur që ky aks rrugor që lidh mëhallën e Rrafshës  së Madhe ka qenë ndër akset më problematike, qoftë për shkak të pjetërsisë që e karakterizon qoftë nga kthesat e shumta në gjithë gjatësinë e sajë. Sot shohim një gjendje krejtësisht ndryshe dhe kjo rrugë tash është e kalueshme me të gjitha llojet e mjeteve transportuese. Do të jetë sigurisht edhe një ndihmesë për transportuesit e nxënësve të cilët sinqerisht kanë pasur probleme të mëdha në bartjen e nxënësve sidomos gjatë periudhës së Dimri”, tha mes tjerash Zhupani. 

Banorët e fshatit shprehen mirënjohje për investimin e realizuar, duke shtuar se edhe pse në numër ky lokalitet nuk ka shumë banorë, investimi mbi 200 mijë euro në infrastrukturë dëshmon se kryetari Bejta njerëzit nuk i sheh si numra për vota, por mbi gjitha si qytetarë që meritojnë të jetojnë në kushte normale.Radio/Vala

 871 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: