Ditë e hapur e Drejtorisë për punë juridiko-pronësore në Gostivar

Gostivar, 16 dhjetor 2015

Drejtori i Drejtorisë për Punë Juridiko-Pronësore pranë Ministrisë së Financave, Zoran Kërstanoski sot e vizitoi Sektorin në Gostivar ku realizoi takime me qytetarët të cilët e shfrytëzuan Ditën e hapur për zgjidhje të problemeve të cilët janë në kompetencë të Drejtorisë.

“Kjo vizitë ka për qëllim që të sigurojë komunikim të drejtëpërdrejtë me ekipet profesionale të Drejtorisë që të merret ndihmë profesionale dhe përgjigje për pyetjet e  e qytetarëve. Në këtë mënyrë njihemi nga afër edhe me punën e Sektorit  në Gostivar dhe madje të japim drejtime që të mundësohet funksionim më i mirë dhe zgjidhje e lëndëve. I bëjmë apel qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të njihen me rrjedhën e zgjidhjes së lëndës së tyre”, deklaroi Kërstanoski.

Pjesa më e madhe e lëndëve të cilat punohen në Repartin në Gostivar janë ato të cilat u dedikohen privatizimit të oborreve.

Kërstanoski informoi se në repartin e Gostivarit janë dorëzuar 7.400 kërkesa, prej të cilave edhe 2.500 janë në procedurë dhe madje theksoi se dinamika është e kënaqshme dhe po zhvillohet në pajtueshmëri me procedurën dhe afatet.

Aksioni “Ditët e hapura” i cili po realizohet në bashkëpunim me Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive organizohet në disa komuna nëpër Maqedoni. Filloi në shtator dhe do të zgjasë deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Takimi i ardhshëm me qytetarët, siç paralajmëruan nga Drejtoria për punë juridiko-pronësore, do të mbahet në Komunën Qendër deri në fund të vitit.Radio/Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: