Rekomandime për regjistër të populaltës që mund ta zëvendësojë regjistrimin

Shkup, 16 dhjetor 2015

Mbi pesëdhjetë rekomandime për përgatitje të regjistrit të popullatës i cili në të ardhmen do të mund ta zëvendësojë regjistrimin e popullatës janë përgatitur me komponentin e dytë nga tuining projekti “Mbështetje për shërbimin shtetërore dhe reformat në administratën publike”, që e zbatoi Minsitria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) në partneritet me Agjencinë austriake për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik.

Projekti u realizua gjatë 12 muajve të kaluar me 2,6 milionë euro të siguruara përmes Instrumentit për ndihmë parainkuadruese (IPA).

“Zbatimi kryesor i regjistrit të popullatës është gjenerimi i definicionit të saktë të të gjithë individëve që jetojnë në territorin gjeografik të Republikës së Maqedonisë, si dhe të qytetarvëe të saj që jetojnë jashtë territorit të saj. Regjistri i populaltës do të sigurojë të dhëna të agreguara për tërë popullatën, me çka do të mundësohet zbatimi dhe ndjekja e politikave të shumta publike për menaxhim dhe planifikim”, tha në konferencën përfundimtare për projektin Marta Arsovska-Tomovska, ministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Nëse cilësia e të dhënave është e mirë, theksoi Arsovska-Tomovska, regjistri i populaltës do të mund në të ardhmen madje edhe ta zëvendësojë regjistrimin, siç është rasti me disa vende evropiane. Regjistret e popullatës kanë karakter unik nga vendi në vend dhe me këtë japin bazë jo vetëm për sigurim efikas të shërbimeve nga sektori publoik, por edhe për përgatitje të listave zgjedhore, regjistrim dhe statistikë demografike”, theksoi ministrja Arsovska-Tomovska.

Sipas Kristian Rup, zëdhënës për e-Qeveri në Austri, bazë për regjistrin ishin përmirësimi i procedurave dhe mekanizmave për komunikim për vendosje dhe siguri të shërbimeve publike.

“Konstatuam mbi 50 rekomandime të cilat janë bazë për regjistrin. Tani topi është tek vendi sjfrytëzues i cili duhet t’i formësojë ato detyra kryesore dhe t’i fillojë aktivitetet”, tha Rup.

Euroambasadori Aivo Orav trgoi se regjistri i popullatës është burim me vlerë i të dhënave primare për të gjithë regjistrit  e tjerë në shtet dhe është i rëndësishëm për planifikim të arsimit dhe të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale.

Krahas rekomandimeve për regjistrin e ardhshëm të popullatës, qëllimi i tuining projektit ishte të zhvillohet mekanizëm për lidhje të të gjitha proceseve ekzistuese dhe të ardhshme, sisteme dhe informata në administratën publike në Maqedoni. me projektin janë siguruar dokumentet kryesore kyçe për platformën për interoperabilitet, është zhvilluar protokolli për interoperabilitet, duke përfshirë standarde juridike, teknike dhedemantike.

MSHIA, siç theksoi auroambasadori Orav, ka rol mjaft të rëndësishëm gjatë koordinimit të të gjitha vendimeve dhe informatave ekzistuese dhe të ardhshme ndërmjet organeve shtetërore. “Kjo do të thotë se entuziazmi dhe angazhimet e Minsitrisë për këmbim elektronik të të dhënave duhet në të vërtetë të zbatohet tek të gjitha organet shtetërore. Roli i Ministrisë është ta lehtësojë këtë proces, por rezultatet mund të jenë të dobishme nëse të gjitha organet shtetërore në mënyrë aktive e shfrytëzojnë kornizën për interoperabilitet. Ajo është vegël digjitale e cila e mbështet demokracinë dhe llogari-dhënien para qytetarvëe”, tha Orav.Radio/Vala

 845 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: