Arrihet marrëveshje për përbërjen e plotë të KSHZ-së

Shkup, 15 dhjetor 2015 – Liderët e BDI-së, PDSH-së, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, në takimin e sotëm të liderëve në Klubin e deputetëve në deklaratën e përbashkët e përshëndesin marrëveshjen e arritur për përbërje të plotë të KSHZ-së.

“Rekomandojmë që parlamenti t’i emërojë Rexhep Prekopucën, Atanas Urumas dhe Aleksandar Çipakovskin për ekspertë të pavarur të KSHZ-së. I bëjmë thirrje Parlamentit që t’i finalizojë procedurat e domosdoshme sa më shpejt që është e mundur, me qëllim që të fillojë me punën e saj dhe t’i ndërmarrë të gjitha detyrat e tij për përgatitje të zgjedhjeve të besueshme dhe të kontribuojë për krijimin e kushteve të barabarta në parazgjedhje, thuhet në deklaratën e përbashkët të katër liderëve.

Ata e ftojnë KSHZ-në që t’i sjellë vendimet e domosdoshme për çështje, siç janë ekipimi kadrovik, duke përfshirë sekretar të përgjithshëm me kualifikim të lartë, për metodologjitë për verifikim të Listës zgjedhore dhe të vërtetojë procedura për verifikim dhe për vendimarrje të ankesave zgjedhore në bazë të parimeve ligjore pa ndikim politik”, theksohet në deklaratën e përbashkët.

Liderët i ftojnë qytetarët që të paraqesin çfarëdo qoftë keqpërdorime, të cilat i kanë hasur në KSHZ dhe në trupat e tjerë zyrtarë me autorizime relevante, siç është Avokati i Popullit.

Pas takimit deklaratë për media ka dhënë vetëm eksperti belg Piter Vanhaute, i cili ka shprehur kënaqësi nga marrëveshja e arritur dhe paralajmëroi se në ditët në vijim do të vazhdojnë bisedimet e grupeve punuese për reformat në media. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: