Këshilli i BE-së e konfirmoi rekomandimin e kushtëzuar për negociata me Maqedoninë

Bruksel, 15 dhjetor 2015

Këshilli për punë të përgjithshme (GAK) i Këshillit të Evropës pasdite i miratoi konkluzionet lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian, ndërsa për Samitin e Këshillit Evropian që do të mbahet të enjten dhe të premten. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, e pritur për Republikën e Maqedonisë që ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Unionit e konfirmuan konkluzionin në progres-raportin e Komisionit Evropian, sipas të cilit Këshilli përqëndrohet në rekomandimin për hapje të negociatave inkuadruese pas zgjedhjeve në prill të vitit 2016 dhe prioritetet urgjente reformuese të realizuara me sukses.

Në nëntë konkluzionet për Maqedoninë, Këshilli i BE-së fillimisht e përsëriti konkluzionin e tij të miratuar në dhjetor të vitit 2014, si dhe në prill të vitit 2015, ndërsa lidhur me përkushtueshmërinë e BE-së në kuadër të Axhendës së Selanikut dhe statusit kandidat të Maqedonisë, me ç’rast notohet se: “Këshilli pa rezervë e përsërit përkushtueshmërinë e tij në procesin inkuadrues të IRJ Maqedonisë në BE”.

Por, Këshilli e përsëriti shqetësimin e tij serioz për gjendjen në vend, posaçërisht krizën serioze politike, e shënuar me siç thuhet “kulturën e ndarë politike, mungesën e kulturës dhe kompromisit, mospërparimin në lirinë e shprehjes dhe në pavarësinë gjyqësore, si dhe në erozinë e mëtejshme të besimit në institucionet publike”.

“Këshilli e përshëndet marrëveshjen nga qershori/korriku, duke i notuar hapat e ndërmarri deri më tani për implementim, duke përfshirë edhe kthimin e opozitës në parlament dhe miratimin e ndryshimeve në Kodin zgjedhor dhe bën thirrje për implementim të tij të plotë dhe konstruktiv nga ana e të gjitha palëve, sipas radhitjes së dakoruar dhe qëllimeve, ndërsa në interes të vendit dhe qytetarëve të saj”, thuhet në konkluzionin e dytë për shtetin e Maqedonisë.

Këshilli e përsëriti edhe thirrjen e tij për dialog politik më konstruktiv dhe inkluziv në vend dhe e theksoi rëndësinë “zgjedhjet në prill të vitit 2016 të zbatohen në mënyrë kredibile, sipas standardeve ndërkombëtare dhe u bën thirrje të gjithë palëve që të sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë dhe reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së”.

Lidhur me skandalin me bisedimet e përgjuara, Këshilli e përsëriti rëndësinë “nga hetimi esencial dhe i pavarur, pa pengesa, të akuzimeve për kundërvajtje që dolën në pah nga ana e përgjimit dhe gabimet e lidhura nga mbikëqyrja”. Gjithashtu, Këshilli i Unionit e përshëndeti zgjedhjen e Prokurores speciale dhe krijimin e Komisionit anketuar parlamentar që në mënyrë adekuate të hetohen konstatimet për përgjegjësi juridike dhe politike. Madje, ftohen autoritetet përgjegjëse që të mbështesin funksionim të pavarur të këtyre trupave.

Këshilli i BE-së e përsëriti edhe thirrjen e tij deri te autoritetet përgjegjëse në Maqedoni që tërësisht të hetohen ngjarjet nga Kumanova më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në mënyrë objektive dhe transparente.

“Këshilli e përsëriti thirrjen deri te të gjitha palët që ta respektojnë premtimin e tij për implementim të prioriteteve urgjente reformuese, të përkushtohen në qeverisjen sistematike të së drejtës, duke përfshirë edhe lidhur me shkeljet e të drejtave themelore, pavarësisë së gjyqësinëë, lirinë e mediave, zgjedhjet, korrupsionin, politizimin e institucioneve shtetërore dhe mjegullimin e shtetit dhe partisë dge mossukseset në mbikëqyrje. Me qëllim që të vlerësohen mangësitë sistematike në sferën e gjyqësisë, korrupsionit, të drejtat themelore dhe punët e brendshme, që është notuar në prioritetet urgjente reformuese, Këshilli i përshëndet qëllimin e Komisionit Evropian që të vazhdojë nga afër t’i monitorojë këto sfera, përfshirë edhe përmes Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD)”, thuhet në konkluzionin e katërt për Maqedoninë.

Këshilli i BE-së, gjithashtu kërkon që “kontrolli i Marrëveshjes së Ohrit shpejtë të kompletohet dhe rekomandimet e saj të mriatohen”.

Sipas praktikës tashmë të vendosur, ndërsa siç është konfirmuar në Këshillat paraprak evropianë dhe në konkluzionet e Këshillit, shefat e diplomacive të vendeve të BE-së theksuan se për Maqedoninë “mbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, përfshirë dhe dakorduar dhe zgjidhje të pranueshme të përbashkët për çështjen për emrin në kuadër të Kombeve të Bahskuara, mbetet esencial”.

Në këtë pikëpamje, Këshilli pozitivisht e notoi përkushtueshmërinë relevante të liderëve të partive kryesore politike në kuadër të marrëveshjes së 2 qershorit dhe rekomandoi se “ka nevojë nga ajo që diskutimet afatgjate për çështjen për emrin të sillen deri në konkluzion definitiv pa anulim”. Gjithashtu, në mënyrë standarde, Këshilli rekomandoi se duhet të evitohen aktivitete dhe deklarata që do të kenë ndikim negativ të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Janë notuar edhe kontaktet e vazhduara të nivelit të lartë dhe të nivelit të ekspertëve midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, të orientuara në përforcim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pret që ato të përkthehen në rezultat konkret.

“Këshilli noton se Eurokomisioni është i përgatitur që ta dorëzojë rekomandimin e tij për hapje të negociatave për anëtarësim me IRJ Maqedonisë, të kushtëzuar me implementim të vazhduar të marrëveshejs së qershorit/korrikut dhe progres të konsiderueshëm në implementimin e prioriteteve urgjente reformeuse. Këshillit do t’i kthehet IRJ Maqedonisë pas zgjedhjeve në vend në prill të vitit 2016, ndërsa në bazë të azhurnimit nga ana e Komisionit Evropian që pritet para verës, ndërsa në pajtueshmëri me konkluzionet nga dhjetori i vitit 2014 dhe kushtëzueshmërinë e vendosur”, thuhet në konkluzionin kyç për Maqedoninë.

Në paketën e përgjithshme për zgjerim, Maqedonia dhe vendet e tjera-kandidate përgjatë rutës së migrantëve të Ballkanit Perëndimorjanë lëvdëruar për përpjekjet e tyre në ballafaqimin me këtë krizë që e tronditi Evropën. Vërejtjet për partizim të administratës shtetërore, pavarësim të gjyqësisë, lirisë së mediave dhe korrupsionin janë seriozisht të theksuara dhe në rekomandimet për Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Turqinë, Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën.Radio/Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: