Zëvendësministri Halimi inspektoi punët e ndërtimit të autostradës Kërçovë – Strugë

Shkup, 15 dhjetor 2015
 Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Nimetulla Halimi, bashkë me drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë” Gajur Kadriun, sot  inspektuan  punët e ndërtimit të autostradës Kërçovë – Strugë.
Autostrada  Kërçovë-Strugë, punimet e së cilës kapin shifrën prej 374 milion eurove bëhen me intenzitet të theksuar, 15 për qind e projektit është realizuar dhe në këtë moment ka përfunduar projekti i fizibilitetit, është formuar komision ndërministror, për të gjetur mënyrën e realizimit të këtij aksi rrugor prej 42 kilometra. 
Në periudhën 2014-2015, siç thuhet në kumtesë, investimet në këtë korridor kapin shumën prej 393 milion euro, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të investohen 145 milion euro, ose në përgjithësi periudha 2014-2016 do të kap vlerën prej 540 milion euro, në kuadër të korridorit 8-të.Radio/Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: