SHAVM: Nuk ka kushte për monitorim zgjedhor të internet portaleve

Shkup, 15 dhjetor 2015

Agjencia për Shërbime Audio dhe Adiovizuale Mediale (SHAVM) përgatiti projekt-metodologji për monitorim të prezantimit zgjedhor medial përmes serviseve programore në radio dhe televizion gjatë proceseve zgjedhore dhe u bëri thirrje mediave, partive politike dhe të gjithë subjekteve të tjera të interesuara të inkuadrohen në debat publik.

Sipas Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor nga 10 nëntori i këtij viti, Agjencia ka për obligim ta miratojë metodologjinë në afat prej 60 ditësh nga miratimi i këtij kodi, gjegjësisht deri më 8 janar të vitit të ardhshëm.

“Duke i pasur parasysh afatet e shkurtëra për miratim të dokumentit, të gjithë palët e interesuara mund të dorëzojnë mendimet dhe komentet e tyre për projekt tekstin e metodologjisë brenda datës 27 të këtij muaji”, njoftoi sot Agjencia për Shërbime Audio dhe Audivizuale Mediale.

Që të sigurohet transparencë maksimale në procesin e miratimit dokumentit, si dhe më shumë mundësi që të gjithë subjektet relevante të inkuadrohen në debatin publik, Agjencia paralajmëron se do ta prezantojë projekt-metodologjinë në takimin e saj të katërt publik i cili do të mbahet më datën 22 të këtij muaji.

Nga Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediale njëherit informojnë se nuk do të kryejnë mbikëqyrje ndaj prezantimit zgjedhor medial të internet portaleve, për shkak se, siç theksojnë në kumtesë, nuk ekzistojnë parakushte për këtë.

Në përpjekjen që të konfirmojë gjithçka që mund të konsiderohet si “internet portal” Agjencia theksoi se është konsultuar me më shumë burime.

E gjithë kjo, shtojnë nga Agjencia, do të thotë se nga njëra palë, për shkaqe formale, disa nga subjektet nuk do të mund të përfshihen me monitorimin e Agjencisë, edhe pse kanë karakteristika të njëjta esenciale si subjektet që do të ndodheshin në ekzemplar. Në mënyrë të këtillë nuk mund të sigurohet qasje juridike dhe e drejtë në bazën e monitorimin. Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale mediale thekson edhe se në praktikën rregullatore evropiane nuk ka arritur të gjejë shembuj për monitorim në bazë të përmbajtjeve të internet mediave nga ana e trupave rregullatorë, siç është Agjencia.

“Monitorimi i Agjencisë, në të gjithë raportet e deritanishme të OSBE/ODIHR-së nga vëzhgimi i zgjedhjeve, asnjëherë nuk është kritikuar nga aspekti i profesionalizmit të saj – as për gatishmërinë metodologjike, as për prëfshirjen dhe realizimin, e as për rezultatet e marra dhe çrregullimet e konstatuara. Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale nuk ka për qëllim t’i sakrifikojë këto aspekte kyçe të punës së saj dhe për këtë arsye vendosi që të mos kryejë monitorim të prezantimit zgjedhor medial të internet portaleve, ndërsa për këtë nuk krijohen kushte ligjore”, thuhet në kumtesën nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale. Radio/Vala

 3,267 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: