Izairi në sesionin e 76-të të Komitetit për Strehim dhe Menaxhim me truallin e UNECE-së

Shkup, 15 dhjetor 2015

Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, qëndron në Gjenevë të Zvicrës, ku merr pjesë në sesionin e 76-të të Komitetit për Strehim dhe Menaxhim me truallin e Komisionit ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE).

Siç njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifkimit Hapësinor, në konferencë, përfaqësues të lartë qeveritar dhe palë të interesuara nga rajoni i UNECE-së si dhe mbikëqyrës nga shumë shtete, diskutuan për zbatimin e  Kartës së Gjenevës të Kombeve të Bashkuara për strehim të qëndrueshëm, për strategjinë e Komitetit për strehim të qëndrueshëm dhe menaxhimin me truallin në rajonin e ECE  2014-2020, si dhe për përgatitjet për Konferencën e tretë të KB-ve për ekonomizim me zhvillim banesor të qëndrueshëm dhe urban HABITAT III, e cila do të mbahet më 17-21 tetor 2016 në Kito, Ekuador.Radio/Vala

 788 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: